Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Matjet: Shqiptarët sy e veshë tek indjania “Bidai”, bie audienaca e Big Brother

02/05/2015
Matjet: Shqiptarët sy e veshë tek indjania “Bidai”, bie audienaca e Big Brother
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sipas matjeve të telemetrix publikuar në Monitor, “Bidai”, një telenovelë indiane e një stili të veçantë, që transmetohet në TV Klan çdo ditë në orën 17:00, ka arritur një audiencë rekord në Shqipëri, duke u renditur në programin më të ndjekur në javën në fjalë. Ajo kap një ‘rating’ mesatar prej 28.4%.
“Portokalli” vijon të jetë programi më i ndjekur i Top Channel, me një rating mesatar prej rreth 21%. Por, konkurrenca me telenovelën “Dashuri e ndaluar” në TV Klan ka bërë që emisioni i preferuar i humorit prej vitesh të humbë nga torta e audiencës. Një vit më parë, ai arrinte një rating mesatar prej rreth 30%. Në edicionin e tij të tetë, interesi për “Big Brother” ka rënë. Në javën në fjalë, “Big Brother” kishte një rating prej rreth 16%, larg niveleve prej mbi 30% të arritura në edicionet e kaluara. I katërti në listë është “100 milionë”, i ndjekur nga “Fiks Fare”.
Nga pesë programet më të ndjekura të Klan, tre janë telenovela. “Bidai” mban rekordin, por nuk mbeten pas dhe “Dashuri e diamante” dhe “Shtëpiake të dëshpëruara”, përkatësisht në vendin e dytë dhe të katërt. I treti program më i ndjekur është “E diela shqiptare”, i cili ka arritur të ketë një audiencë të qëndrueshme në vite, përmes formatit familjar dhe të larmishëm, të drejtuar nga Ardit Gjebrea. Në javën në fjalë, në vend të pestë është “Zonë e lirë”, që ka rifituar kryesimin e së premtes, pas terrenit të lirë që i kanë lënë kanalet e tjera (vitin e kaluar ky program konkurrohej fuqishëm nga “Big Brother 7”). Ndonëse ka vetëm pak kohë që ka filluar dhe një patentë e re në vend, “Tu si que vales” është më i ndjekuri në Vizion Plus, me një rating prej rreth 15%. “Al Pazar” është i dyti, me një rating prej rreth 12.5%, larg shikueshmërisë së vitit të kaluar, që arrinte në mbi 20%. Telenovela “Karadayi” vijon të jetë e preferuar, po ashtu dhe “Pasion i rrëmbyer”. Pas “shpërnguljes” nga e diela të martën, shfaqja e humorit “Grand Hotel 2XL” ka arritur të fitojë një rating prej rreth 10%, shumë më lart se të dielën, kur nuk arrinte të konkurronte humorin e Top Channel dhe telenovelën e TV Klan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Procesi intengrimit europian të Shqipërisë ndihmohet duke qenë të vërtetë”

Bardhi: Vizita e ambasadores amerikane nga Athina lidhet me dy investime strategjike të bllokuara

13/03/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Zjarr në një banesë në Tiranë, humb jetën një 72-vjeçar

12/03/2026
Reagime nga Berlini dhe Londra pas votimit për Ballukun, ndjekja penale në nivelet e larta

Reagime nga Berlini dhe Londra pas votimit për Ballukun, ndjekja penale në nivelet e larta

12/03/2026
Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK, nuk i hiqet imuniteti Belinda Ballukut

Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK, nuk i hiqet imuniteti Belinda Ballukut

12/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Procesi intengrimit europian të Shqipërisë ndihmohet duke qenë të vërtetë”

Bardhi: Vizita e ambasadores amerikane nga Athina lidhet me dy investime strategjike të bllokuara

13/03/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Zjarr në një banesë në Tiranë, humb jetën një 72-vjeçar

12/03/2026
Reagime nga Berlini dhe Londra pas votimit për Ballukun, ndjekja penale në nivelet e larta

Reagime nga Berlini dhe Londra pas votimit për Ballukun, ndjekja penale në nivelet e larta

12/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.