I lëkundet pushteti Kim Jong-ut, anulon vizitën në Moskë

I lëkundet pushteti Kim Jong-ut, anulon vizitën në Moskë

60
0
Shares

Udhëheqësi suprem Koresë së Veriut Kim Jong-un ka anuluar vzitën e tij të nivelit të lartë në Moskë për shkak të presioneve të brendshme. Pjesëmarrja në paradën e 9 majit në Moskë do të kishte qenë vizita e parë e jashtme e liderit që kur e mori drejtimin eKoresë së Veriut nga babai i tij në vitin 2011. Analistët mendojnë se lideri i Koresë së Veriut është lehtësisht i atakueshëm nga korentet brenda udhëheqjes koreanë dhe mund të përmbyset kur ai nuk është në shtëpi.
Kremlini ka planifikuar një festë të madhe më rastin e 70 vjetorit të fitores mbi gjermaninë në luftëbn e II botërore dhe mbi 29 udhëheqës shtetesh pritet të bashkohen paradën. Një zëdhënës i Kremlinit tha gazetarëve në një konferencë për shtyp se vizita u anulua për shkak të “problemeve të brendshme të Koresë së Veriut.”
Vëzhguesit e situatës në Kore mendojnë se pozita e Kim si udhëheqës suprem ka qenë e lëkundur, gjë që dëshmohet nga ekzekutimi që ai urdhëroi javën e kaluar. Lideri suprem porositi ekzekutimet e 15 zyrtarëve të profilit të lartë me akuzat për spiunazh dhe krime të tjera të supozuara. Si udhëheqës i brezit të tretë, ai ka urdhëruar më shumë ekzekutime gjatë të njëjtës periudhë se çdo diktator tjetër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY