DASHI
Kuadrati i Hënës tek Merkuri nuk ndihmon aspak situatën tuaj të brishte. Për fat keni aleate te vlefshëm si Plutoni dhe mbi te gjitha Venusi, që prej sot është ne shenjen tuaj, duke ju ofruar një rruge. Lëreni që të jetë fati ai që vendos, besojini konfidencave dhe mos u sforconi me çdo kusht. Çajrat qetësues do ju bëjnë shumë mirë
DEMI
Dedikojuni aktivitetit tuaj të preferuar, sepse nuk do të keni pengesa në rrugën tuaj dhe mund të arrini rezultate shumë të mira edhe tek projektet e rëndësishme. Hëna është e nevojshme për të filluar një kurë për te luftuar problemet qe mund te keni me tretjen.
BINJAKET
Një shumë e papritur parash ju bën të lumtur, sepse ju jep mundësi të bëni një dhuratë që për ju ka vërtet shumë rëndësi. Nëse keni një gjë mbi të cilën nuk mund te keni dyshime është që dashuroni, por kjo do të thotë të ndani bashkë gjithçka. Forma juaj ju fton të pushoni pak.
GAFORRJA
Hëna në shenjën tuaj ju favorizon në shume fusha. Racionaliteti dhe intuita kombinohen midis tyre për të gjetur zgjidhje gjeniale për problemet e vjetra. Dita është ideale për të filluar një kurs joga ose meditimi.
LUANI
Bashkimi bën fuqi. Ka ardhur momenti të ecni të gjithë në të njëjtin drejtim dhe te evitoni përplasjet e vogla me tjerët. Ka patur përmirësime të vogla, por nuk është e thënë që të jenë të mjaftueshme për të shpëtuar anijen që po mbytet. Një ditë shume e mirë për të filluar një kurë për t’u dobësuar.
VIRGJERESHA
Hëna tek Gaforrja do ju shoqërojë për të gjithë ditën, duke ju mbështetur me intuitë, sens praktik dhe qetësi. Një takim i rastësishëm mund të ju rezervojë surpriza shumë të këndshme. Ditë shumë e mirë për të filluar një cikël termal.
PESHORJA
Sot do të jeni i dizorientuar dhe i pastabilizuar, duke kaluar nga momentet e një euforie te madhe tek ato pesimiste. Për fat asnjë sot nuk po ju pret një ditë pune në zyre, prandaj mund të vonoheni edhe 5 minuta për aty ku jeni nisur, më shume për të larguar mërzinë që keni. Largoni ankthin me ushtrime relaksuese
AKREPI
E rëndësishme është që ju të dini të rinjihni kompetencat e çdo njërit në familje e shoqëri dhe të vendosni në mënyrë demokratike. Ndiheni në forme shumë të mire dhe nuk ka limite për dëshirën tuaj për të marrë iniciativa. Si fundjave eksperimentoni terapi të reja.
SHIGJETARI
Duhet të gjeni një sistem për të lënë jashtë derës së shtëpisë preokupimet e punës. Partneri do ju ndihmoje dhe do t’ju mbështesë, por në fund edhe mund të mërzitet me këtë maninë tuaj për të punuar edhe fundjavë. Mbani nën vëzhgim stomakun dhe rrugët e frymëmarrjes.
BRICJAPI
Edhe me rrezikun se mund të zhgënjeni dikë, refuzoni ngarkesat jo të përshtatshme që ju propozohen dhe kërkoni te përqendroheni mbi gjëra që mund t’ju hapin rrugë të reja. Për të lehtësuar tretjen, hani me pak dhe ngadalë.
UJORI
Qielli dhe planetët e saj ju parashikojnë një periudhe me ndryshime te thella, veçanërisht ne pune. Ne fakt mund t’ju kërkohen sakrifica, por ato do ju rikompensohen me kënaqësi tek paratë. Lëvizje të ëmbla do t’ju bëjnë shumë mirë.
PESHQIT
Hëna tek Gaforrja nxit ndjeshmërinë dhe arrin të përcjellë propozimet tuaja, në mënyrë që të arrijnë të bien gjithmonë në sy. Impenjimet për t’u bere janë te shumta, por fale një sensi udhërrëfyes vërtet funksional, do te arrini t’i ndani energjitë në mënyrën më të mirë. Bëni mirë të filloni një aktivitet sportiv.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/