Dy bombardues rusë, të cilat mund të bartin raketa bërthamore, u futën në hapësirën ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Siç raporton Fox Neës, duke iu referuar burimeve amerikane të inteligjencës, dy aeroplanët rusë të tipit TU-95, më 22 prill u futën në hapësirën ajrore të Shteteve të Bashkuara – mbi Alaskë. Ky është rasti i parë për këtë vit që avionë rusë shkelin hapësirën ajrore të SHBA apo Kanadasë. Sipas vëzhguesve kjo tregon se Rusia po bën prova intensive të forcave të saj ajrore. Nga Rusia thanë se fjala ishte për ushtrime të forcave ajrore ruse, por hyrjen e tyre në Alaskë Pentagoni e ka cilësuar si “provokues dhe të rrezikshëm.
Bombarduesit rusë fluturuan po ashtu edhe në qiellin kanadez në fund të vitit të kaluar. Ndërsa, burime të paidentifikuara thonë se aeroplanët luftarakë amerikanë dhe kanadezë së paku gjashtë herë kanë dëbuar bombarduesit rusë të cilët në dhjetë raste janë futur në hapësirën ajrore të këtyre dy shteteve, gjatë vitit të kaluar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/