Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Librazhd, Kufoma e gjetur në përrua, dyshime se mund të jetë e Renit, këngëtarit tallava

28/04/2015
Librazhd, Kufoma e gjetur në përrua, dyshime se mund të jetë e Renit, këngëtarit tallava
Share on FacebookShare on Whatsapp

Trupi i pa jetë i gjetur dy ditë më parë në Babje të Librazhdit dyshohet se mund t’i përkasë Renit, këngëtarit tallava të zhdukur një vit më parë në Elbasan. Ndonëse u dyshua paraprakisht nga eshtrat e gjetura të dielën se mund të jetë një femër, dje u ngrit një tjetër pistë.
I riu këngëtar është personi i vetëm i moshës nga 18­23 vjeç në qarkun e Elbasanit që rezulton i zhdukur kohët e fundit. Këtë e konfirmojnë dhe burimet e Policisë së qarkut, pas alarmit të gjetjes së kufomës së një njeriu buzë përroit në Babje të Librazhdit. Mbetjet kockore të gjetura dy ditë më parë në lagjen “Qershizë” janë në duart të ekspertëve mjekoligjorë, prej të cilëve pritet identifikimi i viktimës. Policia zgjeroi dje rrethin e zonave ku është verifikuar për raste të zhdukjes së personave, por në të gjithë Elbasanin nuk rezulton ndonjë vajzë e larguar pa shenjë. Nga ekspertiza e parë e kafkës së gjetur buzë përroit të Babjes u konkludua se ajo ishte deformuar nga një goditje vdekjeprurëse.
Burime të Policisë së Elbasanit bëjnë të ditur se, “në qarkun e Elbasanit nuk rezulton deri më tani asnjë person i humbur me karakteristikat paraprake të kufomës. Po ashtu nuk është paraqitur asnjë denoncim nga ana e ndonjë familjari për të deklaruar ndonjë person të humbur”.
Mësohet se në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur edhe disa rroba të vjetra, të cilat nuk mund të përcaktohen nëse janë të seksit mashkull apo femër, pasi mendohet se kufoma ka pasur më shumë se një vit e hedhur në këtë vend. Për shkak të dëborës e shiut në këtë zonë, trupi ka qenë në gjendje të plotë dekompozimi.
Renato Hamzai (Reni i Elbasanit), 21 vjeç, është larguar pa lënë gjurmë prej 7 prillit të vitit të shkuar, duke mos dhënë asnjë shenjë që nga ajo kohë. Këngëtari doli nga shtëpia për të takuar një person, i cili siç treguan familjarët, do të diskutonte me të për të kënduar në një dasmë. Që nga ajo kohë, Reni i Elbasanit nuk pati asnjë kontakt me familjarët. Me gjithë dyshimet për rrëmbim apo ndonjë ngjarje të rëndë, nuk pati asnjë shenjë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Erion Braçe: Më thonë se Tiranën ia kanë premtuar “filanit”

Erion Braçe: Më thonë se Tiranën ia kanë premtuar “filanit”

25/08/2026
Hajduti i motoçikletave në Tiranë, policia operacion për kapjen e tij

Motori përplaset me bordurën në Golem, humbin jetën dy persona

25/08/2026
EMRA&DETAJET/ Atentati në Elbasan, një viktimë, tjetri në gjendje të rëndë

Arrestohet 45-vjeçari në Lushnje, qëlloi për vdekje nënën dhe plagosi babanë

24/08/2026
DITA 86/ ‘Shqipëria e rinisë, jo e partisë’

DITA 86/ ‘Shqipëria e rinisë, jo e partisë’

24/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Erion Braçe: Më thonë se Tiranën ia kanë premtuar “filanit”

Erion Braçe: Më thonë se Tiranën ia kanë premtuar “filanit”

25/08/2026
Hajduti i motoçikletave në Tiranë, policia operacion për kapjen e tij

Motori përplaset me bordurën në Golem, humbin jetën dy persona

25/08/2026
EMRA&DETAJET/ Atentati në Elbasan, një viktimë, tjetri në gjendje të rëndë

Arrestohet 45-vjeçari në Lushnje, qëlloi për vdekje nënën dhe plagosi babanë

24/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.