Gjykata e Strasburgut “shpërblen” Mihal Delijorgjin me 15.600 euro për dy vjet...

Gjykata e Strasburgut “shpërblen” Mihal Delijorgjin me 15.600 euro për dy vjet burg padrejtësisht

893
0
Shares

Mihal Delijorgji përfiton 15.600 euro për dy vite burg. Kjo është shuma me të cilën shteti shqiptar duhet të dëmshpërblejë Delijorgjin sipas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, për mbajtje në burg tej afateve të parashikuara me ligj.
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut me bazë në Strasburg ka konstatuar se gjatë procesit gjyqësor ndaj tij është vërejtur një shkelje e këtyre të drejtave, për respektimin e të cilave Shqipëria është angazhuar me nënshkrimin e Konventës së të Drejtave të Njeriut.
“ Mbajtja në burg e Delijorgjit nga data 24 nëntor 2010 deri më 12 mars 2012 është në shkelje të ligjit dhe se kërkesa e bërë prej tij në Gjykatë për lirim nuk është shqyrtuar me shpejtësinë e duhur. Si pasojë e shkeljes së Nenit 5 paragrafit 1 të Konventës së të Drejtave të Njeriut (e drejta për liri dhe siguri) dhe Nenit 5 paragrafi 4 (e drejta për të pasur nga gjykatat me shpejtësi ligjërimin e mbajtjes në burgim), Gjykata e Strasburgut ka vendosur që Delijorgjit t’i paguhen nga Buxheti i Shtetit shqiptar 15.600 euro si dëm jo material”, thuhet midis të tjerave në vendimin e Gjykatës së Strasburgut.
Mihal Delijorgji, ish-administratori i kompanisë së grumbullimit të skrapit “Albademil” u dënua nga gjykata si një nga personat përgjegjës për tragjedinë e 15 marsit 2008 në Gërdec.
Në vitin 2013 Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e Delijorgjit për ulje dënimi. Gykata i “fali” 70 ditë burgu, dhe në këtë mënyrë ai rifitoi lirinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY