Tirana fiton 1-0 ndaj Laçit në dy minutat e fundit dhe ngjitet...

Tirana fiton 1-0 ndaj Laçit në dy minutat e fundit dhe ngjitet në vendin e dytë

69
0
Shares

Një gol i Kahata-s dy minuta para përfundimit të takimit i ka mjaftuar Tiranës për të fituar ndaj Laçit në ndeshjes e zhvilluar në “Qemal Stafa”.
Bardheblutë zhvilluan një ndeshje të mirë, por goli u shënua tepër vonë, atëherë kur të gjithë menduan se ndeshja përfundoi në barazim dhe u humb një mundësi e mirë për t’u afruar me Skënderbeun.
Fransis Kahata, mesfushori nga kenia, shënoi një gol të bukur, ku pas një krosimi të Morinës, ai e dërgoi topin me kokë në rrjetën e miqve.
Me këtë fitore bardheblutë shkojnë në kuotën e 66 pikëve, 3 më pak se Skënderbeu kryesues, i cili fitoi në Kukës 0-1 më herët gjatë së dielës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY