Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO GALERI/ Basha nga Gjirokastra: Papunësia që ka pllakosur vendin, nxiti eksodinë e dytë pas 25 vitesh

26/04/2015
FOTO GALERI/ Basha nga Gjirokastra: Papunësia që ka pllakosur vendin, nxiti eksodinë e dytë pas 25 vitesh
Share on FacebookShare on Whatsapp

Image GalleryKreu demokrat Lulzim Basha ishte sot në qytetin e Gjirokastrës për të prezantuar kandidatin për bashkinë e këtij qyteti, Igli Kokalari.
Eksodi i shqiptarwve drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe roli i qeverisë në këtë aspekt kanë qënë kryefjalë e liderit të opozitës, Lulzim Basha, teksa prezantoi në Gjirokastër kandidatin e kësaj force politike, Igli Kokalari.
“Pse po vërshojnë qytetarët, pse po vërshojnë njerëzit në mënyrë plebishitare, popullore, në takimet tona paraprake të prezantimit të kandidatëve tanë? Ç’është ky vërshim si në kohët e përmbysjes së regjimit të tollonave e arratisë? Ç’është ky entuziazëm në mes të kësaj gjendje të tmerrshme ekonomike që ka kapluar vendin?! Ju a them unë se e ndiej në shpirt. Njerëzit po presin me padurim ditën e votimit, ka një padurim për të votuar, për t’u dhënë një mësim që ta mbajnë mend, për t’u dhënë ndëshkimin e merituar”, u shpreh Basha.
Sipas Bashës shkak i eksodit është papunësia dhe kushtet e vështira ekonomike që kanë ardhur si pasojë e keqqeverisjes.
“Mungesa e shpresës për të ardhmen duket te qytetarët. Ky është eksodi i dytë pas 25 vitesh. Papunësia sot ka pllakosur vendin, ndërsa Rama-Meta mbushin xhepat, e nuk mendojnë për qytetarët”, deklaroi Basha.
Kryedemokrati shtoi se në 21 qershor shqiptaret do t’i tregojnë me votë vendin dyshes Rama-Meta.
“Në 21 qershor është dita e gjykimit, le t’i themi po ndryshimit të madh. Populli mezi pret 21 qershorin të ndëshkojë qeverinë Rama-Meta”, theksoi Basha.
Kryetari i Partisë Demokratike ndërsa është njohur me problemet e mëdha të qytetarëve, theksoi se qeveria i ka vënë qytetarëve lakun në fyt me pabesitë e saj, me mashtrimet e saj, me taksat, me arbitraritetin e saj, me rritjen pa kufi të taksave, me rritjen e çmimit të energjisë të cilin premtoi se do ta ulte, me rritjen e çmimit të naftës. Gjirokastritët nuk do të pranojnë të qeverisen nga Gjiri i Lalzit tha Basha  por do ti besojne votën Igli Kokalarit
“Për çfarë vijnë të kërkojnë votën këta? Për çfarë e kërkon votën qeveria? E kërkojnë si miratim për gënjeshtrat e mashtrimet e tyre, për gjoja 300 mijë vende të reja pune apo shëndetësinë falas, rendin e sigurinë, uljen e taksave për të gjithë shqiptarët apo uljen e çmimit të energjisë?! Të gjitha gënjeshtra. E kërkojnë votën tuaj për të miratuar politikën e lakut në fyt dhe vota juaj do ta miratojë këtë politikë të lakut në fyt ose do ta heqë lakun nga fyti i shqiptarëve.
Kërkojnë votën tuaj për të zhbërë me votën tuaj, me duart tuaja pushtetin vendor, që vendimet  për Gjirokastrën të mos merren në Gjirokastër por në Gjirin e Lalzit.
Bashkisë së re të Gjirokastrës, qytetarëve të rinj e të vjetër të këtij qyteti e çdo komune, një njeri i sprovuar në shërbimin ndaj tyre, një njeri që urdhrat nuk do i marrë as nga Tirana e as nga Gjiri i Lalzit por do i marrë nga gjirokastritët dhe ky eshte Igli Kokalari“, tha Basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

26/07/2026
Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

26/07/2026
Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.