Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Reagon Spartak Braho: Vizita në spitalin ku ndodhet Frroku për arsye shëndetësore, kontrolloni kamerat

25/04/2015
Reagon Spartak Braho: Vizita në spitalin ku ndodhet Frroku për arsye shëndetësore, kontrolloni kamerat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti i LSI-së, njëherazi kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho ka reaguar pas informacionit të publikuar në media se ka qenë në spitalin ku ndodhet deputeti Mark Frroku dhe aludimeve në lidhje me këtë vizitë. Rreth dy orë pasi kreu i Kuvendit, Ilir Meta kërkoi sqarime nga deputeti i LSI-së për këtë vizitë, Braho ka deklaruar se prania e tij ishte tërësisht për arsye shëndetësore. Ai tregon se ka qenë edhe më parë në këtë spital për këto arsye dhe se kjo mund të verifikohet nga kamerat e sigurisë.
“Jam befasuar dhe kam ndjerë keqardhje e neveri që ndonjë media vazhdon të mbetet përhapëse e lajmeve dizinformuese, mision ky që jo vetëm nuk i ka hije një televizioni, por i katandis ato në si mos më keq e në përdorim klientelist të soj e sorollopësh intrigantë e aspak profesionalë. Nuk e di dhe për llogari të kujt këto televizione transmetuan pamje dhe sekuenca filmike në qendër të të cilave vendosesha unë duke dalë nga dera kryesore e Spitalit Gjerman të kardiologjisë dhe që kjo pamje u komentua si ‘vizitë e dyshimtë e Brahos në këtë spital, pasi aty ndodhej i shtruar i akuzuari Frroku!’. Ndonëse as nuk ia vlen të merresh me sqarimin e këtij dyshimi që hedh në eter kova e ndryshkur propagandistike për të bërë gjoja “lajm”, prania ime në këtë spital ishte tërësisht për arsye shëndetësore, e planifikuar dhe e dokumentuar ditë më parë ku kontaktova mjekun përkatës të laboratorit në katin e parë”, sqaron Braho.
Deputeti i LSI-së tregon se praninë e Frrokut në të njëjtin spital ku kishte shkuar për problemet e tij shëndetësore e ka marrë vesh vetëm pasi ka dalë prej ti dhe ka parë kamerat që po e filmonin.
“Kanë rast ‘investiguesit seriozë’ të shkojnë të kontrollojnë kamerat e sigurisë së spitalit të cilat regjistrojnë çdo gjë, policët përkatës në shërbim dhe të zbulojnë lajmin e saktë, që s’është lajm fare. Është e vërtetë se praninë e Frrokut në atë spital e kam marr vesh vetëm kur dola nga ambientet e spitalit dhe për çudinë time pashë që disa kamera televizive po më filmonin. Nuk iu dhashë rëndësi pasi bashkëshoqëruesi më sqaroi se prania e tyre lidhej me faktin se në ambientet e kateve të sipërme të spitalit ndodhej i shtruar Mark Frroku. Me kaq lidhej qenia ime dhe lajmi i saktë zotërinj drejtues, pronar, gazetar të disa mediave që fabrikuat lajm kot”, thotë Braho.
Ai këshillon për kujdes mediat dhe drejtuesit në mënyrë që sipas tij të mos kriminalizohen televizionet shqiptare. Braho rikujton se në gjendje arresti janë deputetët Frroku e Doshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Mbyllet protesta e 90-të kundër qeverisë, qytetarët: “Ndryshim sistemi! Revolucion!”

Mbyllet protesta e 90-të kundër qeverisë, qytetarët: “Ndryshim sistemi! Revolucion!”

28/08/2026
Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Rama mbyll mbledhjen te “Vila e Kuqe”, detyra për deputetët dhe drejtuesit

28/08/2026
Shefi i CIA-s viziton Moskën në udhëtim të pazakontë

Shefi i CIA-s viziton Moskën në udhëtim të pazakontë

28/08/2026
Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

Hoxha reagon ndaj aludimeve të Malit të Zi: Shqipëria nuk është pjesë e asnjë skenari destabilizues

28/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Mbyllet protesta e 90-të kundër qeverisë, qytetarët: “Ndryshim sistemi! Revolucion!”

Mbyllet protesta e 90-të kundër qeverisë, qytetarët: “Ndryshim sistemi! Revolucion!”

28/08/2026
Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Rama mbyll mbledhjen te “Vila e Kuqe”, detyra për deputetët dhe drejtuesit

28/08/2026
Shefi i CIA-s viziton Moskën në udhëtim të pazakontë

Shefi i CIA-s viziton Moskën në udhëtim të pazakontë

28/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.