Flet babai i Genc Ferhatit: Nuk ka kërcënim dhe gjobvënie, Julian Bregu...

Flet babai i Genc Ferhatit: Nuk ka kërcënim dhe gjobvënie, Julian Bregu na ka borxh me akte noteriale

1396
0
Shares

Shpëtim Ferhati, babai i Genc Ferhatit, i arrestuar për vrasje dhe i akuzuar së fundmi edhe për gjobvënie, mohon që djali i tij dhe 6 të akuzuarit e tjerr të kenë gisht në kërcënimin dhe gjobvënien e biznesmenit të kafesë, Julian Bregu. Sipas Shpëtim Ferhatit, biznesmeni ju kishte atyre 12 mijë e 600 euro dhe 3 mijë dollarë borxh, të cilat ia kishin dhënë Julian Bregu, pasi ky ia kishte kërkuar duke shfrytëzuar dhe njohjen personale me të birin e tij. Babai 66-vjeçar i Genc Ferhatiti shton më tej, se deklaratat noteriale janë bërë te noteria Mirka Papa, e cila është vjehrra e Julian Bregut.
Sipas tij, nëse Bregu do kishte presione apo kërcënime nga Genci, atëherë pse deklaratat duhet të kryheshin tek noterja Papa, e zgjedhur nga vetë Bregu dhe jo nga Genci apo shokët e tij?. “…Para kësaj notere, Bregu ka rënë dakord që të më shlyejë borxhin e mësipërm deri në muajin tetor 2016…”, shprehet  më tej Shpëtim Ferhati.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY