Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Fier, bashkëshortët ikën në Gjermani për një jetë më të mirë, hajdutët u “zhveshin” shtëpinë

24/04/2015
Fier, bashkëshortët ikën në Gjermani për një jetë më të mirë, hajdutët u “zhveshin” shtëpinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Artur dhe Oltjana Merko, një çift tregtarësh në lagjen “Mbrostar Ferko” në Fier më 28 mars të këtij viti mbyllën aktivitetin e tyre dhe së bashku me dy fëmijët emigruan në Gjermani për një jetë më të mirë. Arturi kishte një dyqan ku shiste veshje sportive, ndërkohë që bashkëshortja e tij kishte dyqan kozmetike.
Rreth tri javë pas largimit në Gjermani, persona ende të paidentifikuar bastisën banesën e tyre në qytetin e Fierit, duke marrë mallin e dy dyqaneve si dhe orendi e sende shtëpiake. Kanë qenë prindërit e Oltjanës, ata që kanë konstatuar vjedhjen e shtëpisë së vajzës së tyre dhe menjëherë kanë bërë denoncim në polici dhe më pas dhe në prokurori.
Babai i tregtares, Ramazan Hodaj, tregon se “vajza ime me bashkëshortin e saj kanë jetuar 15 vjet në Greqi. Pasi u kthyen, ata morën dy dyqane me qira në Fier. Vajza shiste produkte kozmetike, ndërsa dhëndri, veshje sportive për fëmijë. Por, këto dy vitet ata s’kishin punë fare, ndaj u detyruan që të mbyllnin dy dyqanet. Ata morën mallin dhe e futën në shtëpi. Para se të niseshin në Gjermani, na dhanë çelësat e banesës së tyre që ta kontrollonim dhe ta ajrosnim. Më 28 mars, ata ikën bashkë me dy fëmijët e tyre”.
E ndërsa kanë mësuar lajmin për vjedhjen e banesës, Artur dhe Oltjana Merko u kanë bërë apel organeve të drejtësisë që të zbardhin ngjarjen, ndërsa kanë deklaruar se nuk do të kthehen më në Shqipëri ku ka vetëm fukarallëk.
Ramazan Hodaj akuzoi policinë, duke u shprehur se nuk ka bërë asgjë për identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve të krimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Korrupsion me fondet e rikonstruksionit të Vilës 31, Vangjeli: Ku kanë përfunduar 1.2 mln euro para publike?

Korrupsion me fondet e rikonstruksionit të Vilës 31, Vangjeli: Ku kanë përfunduar 1.2 mln euro para publike?

08/03/2026
PROFIL/ Cila është karriera e kreut të ri të SPAK, Klodian Braho

Klodjan Braho: SPAK do të vijojë goditjen e zyrtarëve që e ndihmojnë

08/03/2026
VIDEO/ Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran

VIDEO/ Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran

08/03/2026
SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

DETAJET E SPAK/ Si u godit grupi kriminal në Vlorë, funksionet e shefit në policisë

07/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Korrupsion me fondet e rikonstruksionit të Vilës 31, Vangjeli: Ku kanë përfunduar 1.2 mln euro para publike?

Korrupsion me fondet e rikonstruksionit të Vilës 31, Vangjeli: Ku kanë përfunduar 1.2 mln euro para publike?

08/03/2026
PROFIL/ Cila është karriera e kreut të ri të SPAK, Klodian Braho

Klodjan Braho: SPAK do të vijojë goditjen e zyrtarëve që e ndihmojnë

08/03/2026
VIDEO/ Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran

VIDEO/ Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran

08/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.