Drama “Doruntina” rikthehet pas 7 vjetësh me një version të ri në teatrin “Interart” në qytetin e New York-ut dhe në teatrin “Emelin” në Weschester. Drama e bazuar në romanin, “Kush e solli Doruntinën”, të shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare, trajton temën e familjes, dashurinë e ndaluar dhe fuqinë e premtimit, besës shqiptare. Ajo është realizuar nga Teatri Oda në bashkëpunim me kompaninë teatrale “Blessed Unrest”. Trupa e saj përbëhet nga katër aktorë amerikanë dhe katër aktorë shqiptarë.
Drejtuesit e Teatrit Oda dhe kompanisë teatrale Blessed Unrest, shpresojnë që tema e trajtuar në dramën “Doruntina” do të tërheqë një numër të madh artdashësish amerikanë. Doruntina do të shfaqet në New York dhe Weschester nga 23 prilli deri më 10 maj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/