Besoj se e mbani mend, atë fushatë të gjatë qershori, ku buzëqeshja dhe defi lodronte në fytyrën dhe duart e kryeministrit. Defi, vazhdon ta shoqërojë edhe sot e kësaj dite në atë muzikën e stërdëgjuar të propagandës dhe arritjeve që janë vetëm në letër. Premtimet e kësaj qeverie sigurisht që tashmë nuk gënjejnë më kënd. …Prandaj, edhe njerëzit vazhdojnë të ikin për të mos u kthyer më, nga 2014 trendi i emigrimit jashtë vendit është thelluar. Janë më shumë të ikurit në raport me të kthyerit aq sa diferenca mes tyre është më shumë se 2 mijë krahasuar me vitin 2013. Nuk është për t’u habitur se përse kërkojnë 5 mijë qytetarë për tre muajt e parë të vitit 2015 azil politik në Gjermani duke qenë se ky vendi është shndërruar në një mort, ku mazhoranca gjezdis veten me salltanete dhe ushqehet me pjata të shtrenjta kur fakirët nuk kanë as thërrimen nga ta nxjerrin.
Natyrisht, në një vend të tillë askush nuk do të rrinte sepse askujt nuk do t’i pëlqente që ta rriste fëmijën aty ku liria është e drejtë e disave dhe luks i shumicës. As, atje ku bar mund të hahet por fasada do të përfundojë sepse kështu të huajt do të mendojnë se këtu jetohet mirë. Njësoj si atëherë kur nuk kishim çtë hanim por na vishnin bukur për të dalë në reportazhet e të huajve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/