Përzgjedhja e ministrit Erion Veliajt si kandidat i PS-së për bashkinë e Tiranës, do të pasohet me ndryshime në qeveri, jo thjesht për të plotësuar vendin që do të lërë ai vakant, por edhe që Edi Rama të ulë peshën e LSI-së në qeveri.
Me zëvendësimin e Erion Veliajt, Edi Rama do të “shpërblejë” Blendi Klosin, për atë që nuk e kandidoi për bashkinë e Tiranës. Me këtë rast, kreu i PS-së do të kënaqë edhe bazën e kësaj partie, e cila në kërkesat dhe sondazhet e saj, nxirrte Blendi Klosin si kandidatin parë të mundshëm për bashkinë e Tiranës.
Këto ndryshime në qeveri, Edi Rama, pritet ti përdorë edhe për të zbehur ndikimin LSI-së, falë edhe futjes, tashmë edhe zyrtarisht, të PDIU-së në koalicionin qeverisës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/