Mazhoranca rrëzon dy kandidaturat e Presidentit për Gjykatën e Lartë

Mazhoranca rrëzon dy kandidaturat e Presidentit për Gjykatën e Lartë

67
0
Shares

Mazhoranca rrëzoi sot në seancë plenare dekretet e Presidentit të Republikës për emërimin e dy anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë.
Me 76 vota kundër dhe 21 vota pro vota Kuvendi rrëzoi kandidaturën e Fuat Vjerdhës, ndërsa me 75 vota kundër dhe 25 vota pro u rrëzua dhe dekreti për emërimin e kandidatit tjetër Markelian Koça. Dy dekretet ishin rrëzuar më parë nga mazhoranca në komisionin e Ligjeve, me argumentin se kreu i shtetit nuk është konsultuar me Kuvendin.
Në seancën e sotme u rrëzuan dhe dy projektligje ekonomike; një shtesë në ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe një ndryshim në ligjin “Për taksat kombëtare”.
Maxhoranca rrëzoi amendimin e propozuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike për uljen me 14 për qind të TVSH-së për energjinë.
Kuvendi miratoi gjithashtu dhe ratifikimin e tre marrëveshjeve për financimin e projekteve në furnizimin me ujë të zonave rurale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY