Mark Frroku nga qelia, regjistron sot në KQZ partinë e tij

Mark Frroku nga qelia, regjistron sot në KQZ partinë e tij

67
0
Shares

Mark Frroku pritet që të regjistrojë sot partinë e tij në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 21 qershorit.
Sipas njoftimit zyrtar të KQZ do të regjistrohen 8 parti mes të cilave PR e Fatmir Mediut, Partia Social Demokrate e Skënder Gjinushit, Partia G 99, Partia Socialiste e Vërtetë si dhe Partia Kristian Demokrate.
Kreu i kësaj partie Mark Frroku ndodhet në qelitë e paraburgimit pasi ndaj tij janë ngritur disa akuza. Pas arrestit të shtëpisë për akuzën e dëshmisë së rreme, Mark Frroku u vu në pranga pas autorizimit të dhënë nga Kuvendi, sepse drejtësia në Belgjikë e akuzon për një vrasje të kryer në vitin 1999, ndërsa drejtësia shqiptare e akuzon për mosdeklarim pasurie dhe fshehje të saj.
Avokatët e tij i kanë marrë firmën Mark Frrokut në qelitë e paraburgimit për të dorëzuar sot dokumentacionin në KQZ.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY