Berisha: Skandalet e kësaj qeverie po kundërmojnë edhe Brukselin, Edi Rama dëshmitar...

Berisha: Skandalet e kësaj qeverie po kundërmojnë edhe Brukselin, Edi Rama dëshmitar në gjyqin e arkitektit belg

83
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot në Kuvend, skandalin e radhës të qeverisë së Edi Ramës. Duke ju referuar mediave belge, sipas të cilave mësohet se arkitekti Peter Suinnen do ndiqet penalisht për shkak të abuzimeve me një tender, Berisha bëri të ditur se studioja e Suinnen ka fituar edhe tenderit për Sheshin “Skënderbej” në Tiranë dhe “Lungomar”-en e Vlorës, falë lidhjeve me kryeministrin Rama.
“Në një qeveri të bazuar në skandale fjala nuk mund të nisë vetëm se me skandale. Era e kokës së peshkut të qelbur po kundërmon në Bruksel. Studio e zgjedhur nga Edi Rama ka shkelur rregullat dhe ligjet në përzgjedhje të kompanive duke shpallur fitues pikërisht studion që do shtronte sheshin ‘Skëndërbej’ dhe ‘Lungomaren e Vlorës’ që përfaqëson një lloj binomi të Ramës në Bruksel. Suinnen do ketë dëshmitar kreun e qeverisë shqiptare”.
Më tej ish-kryeministri Sali Berisha tha se Kuvendi duhet të ishte mbledhur sot për ti hequr mandatin deputetit Koço Kokëdhima. Berisha u shpreh i bindur se Kuvnedi do ta mbrojë deputetin Kokëdhima, ndërsa e ironizoi nismën e tij për legalizimin e hashashit.
“Në vend që ti hiqnim mandatin Koços për grabitjen në dhunim flagrant të Kushtetutës në 150 raste të marrjes dhe përvetësimit të pasurisë publike, kjo kërkesë mbahet në kalendat e dyshes Rama-Meta duke bërë që ju të dukeni si të ishit bij të nënë Feridesë, pasi Koço, ky mumuth i rrjepjes së shqiptarëve, ky njeri për të cilin nuk ekziston ligji, debitor i madh i buxhetit të shtetit, dhunues flagrant me ndërtimet dhe pronat e tij tallet me parlamentin. Jam I sigurt se kjo shumicë do kryejë krimin e radhës të shëmtuar, do mbrojë dhunimin e Kushtetutës nga Koço babëzia. Pasi i bëri gjëmën Qiparoit me ndërtimet e tij tani ka marrë nismën e sivllaut të tij Rama me nënë Feridenë. Kjo është klima që ekziston në këtë parlament”, tha ai.
Ish-kryeministri Sali Berisha u ndal edhe diskutimi për uljen e TVSH-së së energjisë në 6 për qind, në të kundërt tha ai duhet të rikthehet fasha mbrojtëse për çmimin e energjisë elektrike, duke u hequr kështu çmimi i mesatarizuar që miratoi mazhoranca.
“Pse kërkojmë uljen e TVSH-së? Sepse kryetari juaj bëri fushatë me ty duke kërkuar vota se do heqë TVSH e energjisë, as nuk skuqet nga gënjeshtra. Të kthejmë fashën t’i mbrojmë njerëzit, por është bërë i papërballueshëm çmimi i energjisë dhe i them shqiptarëve se do rritet edhe më tej dhe këtu do jemi. Ne me rrogat që e marrim si deputetë e përballojmë, po ata që marrin rrogë 10 herë më pak se ne ata do shkojnë në qeli. Ndaj dhe ju ftoj siç votuat për rritjet e rroga tuaja, votoni edhe për të varfrit e Shqipërisë, të heqim TVSH ose të kthejmë fashën, mbrojtjen me 300 kilovat. Jam në favor të pagesës së energjisë, por është i paimagjinueshme veprimi më stalinist, ligji juaj për të prekur shtëpinë qytetarit për energjinë. I keni vënë kazmën shtëpisë me një ligj që përveç imagjinata e sëmurë e njeriut që ka dëshirë të shfrenuar të burgosë të tjerët mund t’i lejojë vetes një gjë të tillë”, u shpreh deputeti demokrat Sali Berisha.
Ish-kryeministri bëri një tjetër propozim, kur foli për një amnisti të përgjithshme të të gjithë debitorëve të energjisë.
“Është jetike një amnisti për ata që kanë prapambetje në këtë fushë. Të bëhet një fillim i ri dhe qeveria të garantojë pagesën për të gjithë ata që skano mundësi të paguajnë mbi bazën e përllogaritjeve të sakta. Të tjerët të paguajnë pa asnjë mëdyshje. Por siç e keni nis ju doni politikë policeske”, tha Berisha.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY