“Siç e ndoqët u zhvillua një seancë lidhur me kërkesën e PD, për mbarimin e mandatit të Kokëdimës. Nga mazhoranca u kërkua kohë, që të njihen me materialet. Çështja është e shoqëruar me të gjitha provat. Nuk është caktuar një datë. Për dy deputetët, jo vetëm që nuk kërkuan prova, ky është një veprim me dy standarde për të zvarritur procesin, sepse ne e kërkuam edhe më para këtë mbledhje. Kuvendi në këtë rast vendos nëse këtë deputet do ta çojë jo drejt burgut por drejt Gjykatës Kushtetuese. Dhe shqyrtimi në këtë rast është një kërkesë e drejtë. Nuk ka mënyrë tjetër për heqjen e mandatit veçse nga Këshilli i Mandateve. Nëse pengohet është e qartë tendenca për të mbrojtur deputetin”.
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, shtyu sonte vendimin për heqjen e mundshme të mandatit të deputetit Koço Kokëdhima. Me kërkesë të deputetëve të mazhorancës, për më shumë kohë, u vendos që në një seancë tjetër, ky këshill, të shprehe për kalimin e kërkesës së opozitës, në Parlament, për mandatin e deputetit socialist.
Seanca
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin u mblodh sot pasdite për të shqyrtuar kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Koço Kokëdhima.
Opozita kërkoi heqjen e mandatit të deputetit Kokëdhima, pasi në shkelje të Kushtetutës, deputeti socialist ka përfituar fonde publike, nëpërmjet kompanisë “Abissnet”.
Mbledhja zhvillohet me dyer të hapura, ndërsa ajo drejtohet nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta.
Kërkesa e opozitës u bë publike nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani. Ndërkohë që deputeti Kokëdhima përfaqësohe nga avokatët e tij.
Në raportimin e saj PD përmes Sekretarit të Përgjithshëm Arben Ristani i qëndroi kërkesës së saj duke kërkuar heqjen e mandatit të deputetit Kokëdhima. Sipas Partisë Demokratike neni 70 i Kushtetutës qartësisht e detyron deputetin Koço Kokëdhima që të zgjedhë midis mandatit të deputetit apo aksionerit të kompanive që përfitojnë fondet publike, duke i konsideruar të dy funksionet si të papajtueshme me njëra-tjetrën.
Në përgjigje të ëkrkesës së PD-së, avokati Artan Hajdari, që përfaqësonte Koço Kokëdhimën, u mbrojt duke thënë se nuk ka asnjë provë që të vërtetojë se klienti i tij ka vepruar në kundërshtim me ligjin.
Në përfundim të ballafaqimit të palëve, e cila kaloi me debate, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, me kërkesë të deputetëve të mazhorancës, që kërkuan më shumë kohë për tu njohur me dosjen, u shty vendimi për kalimin e mundshëm në seancë plenare, të kërkesës së deputetëve opozitarë.
Në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Mandateve, deputeti i PD Arben Ristani tha se ajo u shty që Këshilli të njihet me provat. Sipas tij ky ështe një veprim me dy standarte nga ana e Këshillit, pasi për rastin “Doshi” dhe “Frroku”, po ky Këshill nuk pranoi të njihej me provat.
“Siç e ndoqët u zhvillua një seancë lidhur me kërkesën e PD, për mbarimin e mandatit të Kokëdimës. Nga mazhoranca u kërkua kohë, që të njihen me materialet. Çështja është e shoqëruar me të gjitha provat. Nuk është caktuar një datë. Për dy deputetët, jo vetëm që nuk kërkuan prova, ky është një veprim me dy standarde për të zvarritur procesin, sepse ne e kërkuam edhe më para këtë mbledhje. Kuvendi në këtë rast vendos nëse këtë deputet do ta çojë jo drejt burgut por drejt Gjykatës Kushtetuese. Dhe shqyrtimi në këtë rast është një kërkesë e drejtë. Nuk ka mënyrë tjetër për heqjen e mandatit veçse nga Këshilli i Mandateve. Nëse pengohet është e qartë tendenca për të mbrojtur deputetin”, u shpreh Ristani
Debatet
Deputeti Arben Ristani: Kokëdhima ka vjedhur mbi 150 herë fondet publike për Abissnet-in. Rasti i deputetit Kokëdhima është më i rëndë se ai i deputetit Beqaj pasi janë me qindra raste. Në analizat e kryera rezulton se deputeti Kokëdhima përmes shoqërisë “Abissnet sh. a.,” ka përfituar fonde publike në kundërshtim me ligjin. Kokëdhima ka shprehur se këtë kompani e ka shitur. Në fakt kjo përputhet nga QKR. Ne kemi dyshime të arsyeshme se shitja është bërë me anë të një kontrate jo noteriale dhe është bërë pas bërjes publike të skandalit të vjedhjeve të fondeve publike. Është e provuar nga Thesari i Shtetit se “Abissnet” ka përfituar fonde nga buxheti në më të paktën e 150 rasteve.
Avokati Artan Hajdari: Koço Kokëdhima e shiti kompaninë Abissnet kur u bë deputet. Kërkesa nuk qëndron dhe është e pabazuar në prova. Ne nuk kemi përfituar asnjë fond në shkelje të ligjit dhe të marra nga fondet publike. Duhet saktësuar periudha e zotit Kokëdhima kur ka qenë deputet dhe kur jo. Në kohën që zoti Kokëdhima u bë deputet e shiti kompaninë “Abissnet”. Kushti i parë është që deputeti të mos ushtrojë funksion tjetër publik apo privat dhe kushti i dytë të mos përfitojë fonde publike. Ndërkohë që vetë dispozita, e ka referuar te ligji i posaçëm.
Deputeti Arben Ristani: Shoqëria Abissnet është e provuar nga thesari i shteti, se ka përfituar fonde në të paktën 150 raste nga fondi i shtetit…transaksione që janë paguar nga paratë e taksapaguesve shqiptarë në xhepat e Kokëdhimës.
Avokati Artan Hajdari: Në 2 gusht kur është marrë mandati s’ka asnjë shtim të pasurisë në xhepin e deputetit Kokëdhima..si aksioner i shoqërisë Abisnet s’ka përfituar asnjë qindarkë.
Deputeti Ilir Meta: Se u përmend disa herë rasti Beqja, sipas jush, ku ndryshon me rastin Beqja kur gjykata kushtetuese mori një vendim?
Avokati Artan Hajdari: Si nata me ditën në papajtueshmëri, në rastin e Kokëdhimës, ai kishte ikur edhe nga drejtues i shoqatës, dhe s’ka marrë më pjesë në gara publike pas datës 2.
Deputeti Namik Dokle: Avokati deklaroi se Abisneti s’ka pasur pozitë dominuese në treg, keni ndonjë të dhënë ju për këtë? Mirë do ishte të ishte zoti Paloka po…
Deputeti Arben Ristani: Mund ta filloni nga fundi për të dalë në fillim, po me mire e nisim nga fillimi per te dale ne fund
Deputeti Namik Dokle: Përgjigjuni pyetjes sime, keni të dhëna?
Deputeti Arben Ristani: Po i përgjigjem pyetjes suaj
Deputeti Namik Dokle: Përgjigjet janë të thjeshta, po ose jo,
Deputeti Arben Ristani: Pyetjet janë tuajat, përgjigja është imja,
Deputeti Namik Dokle: Po po, por ndjek shembullin tuaj
Deputeti Arben Ristani: Disopzita ka disa pika…
Deputeti Namik Dokle: Ore zotëri a ka të dhëna për pozita dominuese? kaq mu përgjigj mua
Deputeti Arben Ristani: E kuptova shumë mirë pyetjen tuaj,
Deputeti Namik Dokle: Po ose jo?
Deputeti Arben Ristani: Jeni shume i saktë, do jap përgjigjejn se s’ma dikton dot ti përgjigjen mua…
Deputeti Namik Dokle: Keni të dhëna apo jo?
Deputeti Arben Ristani: Po të jap përgjigjen
Deputeti Ilir Meta: Kerkohet 10 minuta pushim
Deputeti Arben Ristani: Do ti thoni të mos më ndërpresi? përgjigjen e di unë se di ti
Deputeti Namik Dokle: Në rregull mirë
Deputeti Arben Ristani
(në përfundim të seancës): Siç e ndoqët u zhvillua një seancë lidhur me kërkesën e PD, për mbarimin e mandatit të Kokëdhmiës. Nga mazhoranca u kërkua kohë, që të njihen me materialet. Çështja është e shoqëruar me të gjitha provat. Nuk është caktuar një datë. Për dy deputetët, jo vetëm që nuk kërkuan prova, ky është një veprim me dy standarde për të zvarritur procesin, sepse ne e kërkuam edhe më para këtë mbledhje. Kuvendi në këtë rast vendos nëse këtë deputet do ta çojë jo drejt burgut por drejt Gjykatës Kushtetuese. Dhe shqyrtimi në këtë rast është një kërkesë e drejtë. Nuk ka mënyrë tjetër për heqjen e mandatit veçse nga Këshilli i Mandateve. Nëse pengohet është e qartë tendenca për të mbrojtur deputetin.
Koço Kokëdhima: Axhenda ime te spitali i burgut, më e rëndësishme se mbledhja e Këshillit
Në një prononcim për mediat nga spitali i burgut, gjatë një aktiviteti të tij deputeti Koço Kokëdhima i cilësoi akuzat si shpifje e radhës e borive të ish-kryeministrit Sali Berisha. Kokëdhima theksoi se nuk ka shkelur ligjin dhe aq më tepër të jetë pasuruar duke vjedhur nga fondet publike.
“Unë kam axhendën time të punës dhe nuk preferoja që ta harxhoja këtë kohë për të bërë debate politike me boritë e Saliut por e kam përdorur për nevojat e qytetarëve. Siç kam bërë edhe herë të tjera kur nuk e kam harxhuar kohën e publikut me shpifjet e Saliut. Diskutimi është tekniko ligjor, dhe për këtë përballë borive politike të shpifëse të Saliut janë ekspertët ligjorë. Unë atje kam avokatët e mi që janë në gjendje të japin përgjigje për pjesëmarrësit në mbledhje. Ndërsa debatin politik e zhvillojmë në parlament dhe aty do të jem vetë për të iu përgjigjur të gjitha pyetjeve. Unë nuk kam kryer asnjë shkelje. Nuk kam përfituar asnjë qindarkë në shkelje të ligjit. E gjithë fushata e shpifjeve të Saliut është konstante dhe nuk është një ditë. Ata kanë këtë strategji për të dëmtuar reputacionin tim por nuk do të ia arrijnë siç ja kanë arritur sot”, tha Kokëdhima
Lidhur me kallëzimin penal të PD-së për ndërtimet në bregdetin e jugut, Kokëdhima i mohoi këto akuza duke theksuar se nuk ka kryer asnjë investim në bregdetin e jugut.
“Ajo është një tjetër shpifje banale e Saliut, dhëndrit dhe Lulit të tij. unë nuk kam krijuar asnjë investim në jug dhe askush nuk mund të më bëjë përgjegjës. Këto janë çështje politike dhe kjo është propagandë e Saliut”, tha ai.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/