Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Koalicioni mazhoritar, Milo e Gjinushi kusht Edi Ramës të respektojë marrëveshjen e vitit 2013

06/04/2015
Koalicioni mazhoritar, Milo e Gjinushi kusht Edi Ramës të respektojë marrëveshjen e vitit 2013
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në prag të zyrtarizimit të koalicioneve dhe pas mbylljes së marrëveshjes së bashkëpunimit me LSI, PDIU dhe partinë e komunitetit maqedonas, mësohet se Partia Socialiste po vijon përpjekjet me aleatin tradicional Paskal Milon.
Paskal Milo që drejton Partinë Demokracia Sociale, është shprehur sot se janë duke negociuar me PS, por theksoi se kusht kryesor për këtë bashkim mbetet respektimi i marrëveshjes së zgjedhjeve parlamentare të 2013.
Sipas Milos nëse plotësohet kjo marrëveshje për bashkëqeverisje në nivele të dyta zyrtarësh, brenda javësh mund të ketë firmosje të marrëveshjes, por nëse nuk do të ketë respektim të marrëveshjes, Demokracia Sociale do të garojë në një tjetër koalicion.
Paskal Milo theksoi se në këto zgjedhje partia që ai drejton synon një numër të konsiderueshëm këshilltarësh në këshillat bashkiak.
Ndërkohë mësohet se nuk ka ende tratativa me aleatin tjetër të vjetër, PSD e Skënder Gjinushit.
Kreu i PSD-së nuk ka zhvilluar ndonjë takim me Edi Ramën, por respektimi i marrëveshjes elektorale të vitit 2013, ka qenë kushti fillestar edhe Skënderi Gjinushit për t’u bashkuar koalicionit elektoral me Edi Ramën.
Paralelisht mësohet se e majta ndodhet në bisedime edhe me PBDNJ-në e Vangjel Dules, por gjithçka pritet të sqarohet në ditët në vijim. Palët nuk bien ende dakord për bashkinë e Himarës, ku Partia Socialiste nuk ka pranuar kërkesën për ta lënë zonë të lirë për PBDNJ-në këtë qytet. Ndërsa është rënë dakord për 2 bashkitë e tjera Dropullin dhe Finiqin. Afrimi i PDIU-së së Shpëtim Idrizit në koalicionin e majtë u pa si lëvizja që do të largonte Dulen, por kryetari i partisë së minoritarëve grekë vazhdon të negociojë, ndonëse nuk ka pasur një takim zyrtar për këtë me kryesocialistin.
FRD e drejtuar nga Bamir topi gjithashtu është një parti që pritet ti bashkangjitet koalicionit të majtë, palët janë ende në negociata , por pasur ende një marrëveshje zyrtare. Pak ditë kohë i kanë mbetur edhe Bamir Topit, që takimin e parë me Ramën tha se e shpenzoi parimisht, pa bërë pazare elektorale. Ndonëse e mohoi zyrtarisht, mësohet se kërkesa e ish-presidentit për Edi Ramën ka qenë bashkia e Kamzës. Ndoshta një tjetër takim parimor mes tyre do të zyrtarizonte kalimin në koalicionin e majtë të FRD-së, që e quan veten të qendrës së djathtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.