Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Fatmir Mediu sfidon PD-në, prezanton Agron Dukën si kandidat në Durrës

06/04/2015
Fatmir Mediu sfidon PD-në, prezanton Agron Dukën si kandidat në Durrës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Fatmir Mediu sfidon PD-në dhe prezanton Agron Dukën si kandidatin e Partisë Republikane për Bashkinë e Durrësit. Ndonëse Partia Demokratike nuk ka vendosur ende përballë propozimit të republikanëve, kryetari i kësaj force politike Mediu tha para strukturave të PR-së në qytetin bregdetar, se Agron Duka është i vetmi kandidat që mund të përfaqësojë interesat e qytetarëve.
Fatmir Mediu sqaroi se ka qënë vetë kryedemokrati Basha, ai që i propozoi Dukës të kandidonte, por siç shoti ai, ka pasur disa intriga brenda PD dhe se deri më tani nuk është arritur në një konkluzion, ehde pse negociatat vazhdojnë.
“Bashkë me Dukën kemi diskutuar disa herë me zotin Basha, i kemi kërkuar të ulemi, të gjejmë një kandidat, ai këmbënguli që Duka të kandidonte si kryetari i Bashkisë së Durrësit. Pra, zoti Duka nuk ka kërkuar por i është kërkuar me insistim të kandidojë:, u shpreh Mediu.
Mediu u shpreh i gatshëm të mbështesë një kandidat tjetër të PD-së, por vetëm nëse do të garantonte fitoren në Durrës, në të kudërt PR-ja do dalë e vetme në zgjedhje
Kreu i Republikanëve theksoi se forca politike që ai drejton është treguar korrekte sa i përket negociatave për koalicion me Partinë Demokratike, duke shtuar se nëse do të dilte një kandidat që ka më shumë shanse për të fituar se Duka, atëherë PR do ta mbështesë. Pavarësisht se nuk qartësoi nëse do të jetë në koalicion me PD-në aspo jo për zgjedhjet e 21 Qershorit, Mediu tha se pozicioni politik i PR-së është në të djathtën shqiptare.
“Ne jemi në negociata me PD jemi treguar mëse Fair, nëse PD ofron një mundësi tjetër, një kandidat me shanse më të mëdha se Duka do ta shoqërojmë të mbështesim që të fitojë, përndryshe ne do të ecim drejt asaj që na është dhënë si mundësi nga testimi që i është bërë qytetarëve të Durrësit. Nuk është vendim i Fatmir Mediut as i Agron Dukës, duhet qëndrim i përbashkët si të vazhdojmë negociatat me PD, nëse nuk rezultojnë të drejta, të respektimit të të gjithëve, atëherë të gjykojmë se cila është rruga jonë më tej”, vijoi Mediu.
Në takimin me strukturat republikane, foli edhe Agron Duka. Deputeti i Partisë Republikane dhe njëherësh edhe kandidati i propozuar i kësaj force politike për Bashkinë e Durrësit Agron Duka ka theksuar në fjalën e tij se propozimi për kandidat i opozitës në zgjedhjet vendore i ka ardhur nga vetë Partia Demokratike.
Sipas tij, “Kandidimi im ishte propozim i vetë PD, unë dal fitues në sondazhe”.
Duke folur përpara strukturave të PR në Durrës, Duka u shpreh se propozimi nuk ka qenë një zgjedhje e tij personale por një sugjerim që ka ardhur nga qytetarët durrsakë por edhe nga vetë PD dhe kreu i saj Lulzim Basha.
Ai ka nënvizuar se në sondazhet e kryera si nga PR ashtu edhe nga PD është fitues në zgjedhjet lokale të qershorit. Por nga ana tjetër Duka është shprehur se nëse PD propozon një kandidat i cili çon drejt fitores opozitën, atëherë ai dhe PR është e gatshme që ta mbështesë.
“Ju falënderoj për kontributin e dhënë për mandatin e dhënë sot. E dyta lajmi që thuhet nuk besoj se do të jetë shumë i saktë, sepse ata zotërinj do të vepronin në mënyrë institucionale. Unë do të ju rrëfehem për shumë pak minuta. nuk ka qenë aspiratë e imja. Të gjithë e ëndërrojnë, por duke qenë se isha deputet i Kuvendit, nuk kisha ndonjë dëshirë të madhe por ka ardhur si propozim i anëtarësisë së PD dhe PR, dhe më pas edhe i qytetarëve. Ka ardhur më pas sugjerimi edhe nga PD në Durrës”, tha Duka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

09/04/2026
Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

09/04/2026
Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

09/04/2026
Shqipëria voton në Parlament deklaratën: Greqia të heqë ligjin e Luftës me Shqipërinë

Me 77 vota socialistët rrëzuan kërkesën për interpelancë me Ramën për ‘paratë e pista’ në ndërtim

09/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Air Albania” mban 6 orë në pritje pasagjerët në Rinas

Nga 10 prilli, procedura të reja në kufi për shqiptarët drejt zonës Schengen

09/04/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

09/04/2026
Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

09/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.