Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Putini me ushtri sekrete “on-line”, për të cilën bota di shumë pak

05/04/2015
Putini me ushtri sekrete “on-line”, për të cilën bota di shumë pak
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kremlini ka një tjetër “Ushtri” që vepron në mediat on-line. Norma ditore e “ushtarit” të tillë janë 100 komente në faqet e ndryshme të internetit, për të lëvduar qeverinë ruse dhe Vladimir Putinin.
Lyudmila Savchuk thotë se paratë janë ato që kanë tërhequr njerëzit në Ushtrinë Online të Kremlinit. Pjesë e punës janë komentet në të cilat vlerësohet presidenti rus Vladimir Putin, ndërsa shahen kundërshtarët e tij.
“Putini është super”, “Ukrainasit janë fashistë”, “Evropa është dekadente”…, janë disa nga mesazhet që ceku 34-vjeçarja e që i kishte shkruar në forumet e internetit.
Punën ajo e gjeti përmes shpalljes në internet.
“Detyra jonë ishte të shkruajmë në formën proqeveritare, për të interpretuar të gjitha ngjarjet në mënyrën që glorifikon politikën e qeverisë dhe personalitetin e Putinit”, tha ajo për AFP.
Në këtë detyrë ajo ka udhëhequr disa blogje në platformën e njohur ruse “Live Journal”, ku kishte identitete të shumta, ndër të cilat edhe si shtëpiake apo studente.
Putin kërcënon me forcën bërthamore: “Nëse ju të përpiqen për të parandaluar shkëputjen e rusëve në Baltik, do të bëhet më keq se në Ukrainë”, ishte një koment tjetër i saj.
Ajo paguhej të komentonte lajmet edhe në faqet tjera dhe diskutimet online. Norma e saj ishte 100 komente në ditë.
Çdo mëngjes ajo merrte detyrat e ditës: listën e temave dhe të ideve që do të propagandojë.
“Ukraina ka miratuar një plan reformash për të siguruar ndihmën e FMN-së”, ishte një nga detyrat e fundit që Lyudmila ka ruajtura në telefonin celular.
Në udhëzime thuhet se duhet të komentohet kështu: “Për Qeverinë e Ukrainës nevojat ushtarake janë më të rëndësishme sesa nevojat e njerëzve”.
Si luftëtare në internet, ajo ka punuar për dy muaj në një ndërtesë gri në Shën Petersburg, ndërsa dorëheqje dha në muajin mars. Një intervistë të shkurtër për punë me të e kishte kryer personi që u identifikua si Oleg, ndërsa pyetja e tij e parë ishte: Çka mendon për politikën ruse në Ukrainë.
Savchuk thotë se atë e mashtroi paga. Ajo është duke rritur dy fëmijë, ndërsa paga prej 700-870 dollarëve amerikanë është pagë e mirë në këtë qytet rus.
Komentet që diskreditojnë kundërshtarët rusë, si SHBA-të, ndërsa glorifikojnë Rusinë, janë shfaqur edhe para konfliktit me Ukrainën. Gazeta opozitare “Novaya Gazeta”, vizitoi agjencinë në Shën Petersburg më 2013, në një mision të fshehtë. Ditorja raportoi se janë rreth 400 të punësuar në një ndërtesë të vogël në periferi të qytetit. Që atëherë, shumë gazeta ruse kanë bllokuar komentet. Media lokalet raportojnë se biznesi në tetor u zhvendos në një ndërtesë më të madhe.
Kjo qendër kryesisht fokusohet në konfliktin në Ukrainë, ndërsa kanë sektorë të gjuhëve të huaja dhe ekspertë të Photoshopit. Savchuk thotë se kjo është punë e rëndë dhe se shumica pushohen nga puna meqë nuk dinë mirë të shprehin idetë.
Shumica e stafit janë të rinj, shpeshherë studentët.
Savchuk thotë ata zakonisht janë indiferentë ndaj politikës dhe se asgjë nuk është marrë seriozisht tek ta. Por, për ta kryesorja janë paratë. Për dallim nga këta të rinj, është një staf i vjetër që e marrin më seriozisht këtë mision.
Agjencia është krejtësisht e mbyllur për publikun dhe provat e vetme të ekzistencës janë shpalljet për punë. Madje, punëtorët mezi flasin me njëri-tjetrin. Kamera janë kudo dhe Savchuk thotë se edhe për këtë punëtorët kanë frikë të shprehen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Dyshohet për dy të vrarë në autostradën Fier Vlorë

Humb jetën mësuesja dhe kamionisti, aksident tragjik në Gramsh

26/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Nis procesi gjyqësor për çështjen ‘Partizani’, largohet media. Arsyetimi i gjykatës

26/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Dyshohet për dy të vrarë në autostradën Fier Vlorë

Humb jetën mësuesja dhe kamionisti, aksident tragjik në Gramsh

26/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.