Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Presidenti Nishani: Ditë të gëzuar Pashkësh, plot hare, shpresë, forcë dhe ripërtëritje ëndrrash!

05/04/2015
Presidenti Nishani: Ditë të gëzuar Pashkësh, plot hare, shpresë, forcë dhe ripërtëritje ëndrrash!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nëpërmjet një mesazhi publik, u uron Festën e Pashkëve të gjithë besimtarëve katolikë shqiptarë kudo ku ndodhen:
“Të dashur, të nderuar e të respektuar besimtarë katolikë!
Është një kënqësi e veçantë që në cilësinë e Kreut të Shtetit të shpreh urimet më të mira në ditën e Pashkëve, në këtë festë e cila mbart në vetvete thelbin e kuptimit të besimit të krishterë si dhe vlerën e vërtetë dhe magjike të ringjalljes.
Dëshiroj që t’ju uroj nga zemra një ditë të gëzuar Pashkësh, të mbushur plot hare, shpresë, forcë dhe ripërtëritje ëndrrash! Kjo Festë na ringjall jo vetëm besimin tek i Plotfuqishmi, por edhe bindjen se vetëm nëpërmjet përjetimit dhe zbatimit të dlirtë e të vërtetë të vlerave të pastra njerëzore dhe parimeve të shëndosha moralo-etike, shoqëria jonë mund të kapërcejë çdo vështirësi e sfidë si dhe të ecë përpara drejt begatisë, duke përjetuar paqe dhe harmoni mes nesh.
Kjo e kremte shënon ditën kur shpresa ringjallet, kur besimi ripërtërihet edhe më i fuqishëm, kur bekimi hyjnor përkëdhel dhe zbut shpirtrat e besimtarëve të krishterë katolikë dhe jo vetëm anembanë rruzullit, duke na mundësuar që përjetimi i së sotmes dhe i të nesërmes të jetë më i kthjelltë.
Harmonia, bashkëjetesa dhe toleranca fetare hijeshojnë plot nur shoqërinë tonë dhe këtë e vuri në pah edhe Ati i Shenjtë, Papa Françesku gjatë vizitës së tij të paharrueshme historike në shtator. Ndaj edhe urimi im është që këto virtyte dhe veti karakteristike shqiptare jo vetëm t’i ruajmë e t’i forcojmë nën frymën e kësaj Feste Pashkësh, por edhe t’i pasurojmë e konsolidojmë edhe më tej, për t’ua përcjellë brezave të ardhshëm dhe kombeve të tjerë.
Dita e bekuar e Pashkëve këtë vit e ka gjetur Shqipërinë edhe më afër familjes evropiane dhe kjo përbën një tjetër dëshmi se shpresa jonë nuk shuhet, por ringjallet si Krishti me më tepër fuqi, se e mira nuk gjunjëzohet e venitet para së keqes, por triumfon mbi të krenare dhe se gjithashtu e ardhmja do të jetë akoma edhe më e ndritur për ne si shqiptarë.
Duke ju uruar edhe njëherë secilit prej jush si dhe familjeve e të dashurve tuaj sa më tepër paqe, dashuri, mirësi dhe besim të palëkundur tek e mira: Gëzuar dhe përshumëvjet Festën e Pashkëve!”, theksohet në mesazhin e Kreut të Shtetit shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.