Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bora “zbardh” Verilindjen, shiu “bën det” Durrësin dhe Elbasanin

05/04/2015
Bora “zbardh” Verilindjen, shiu “bën det” Durrësin dhe Elbasanin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zyrtarisht pranvera ka ardhur, por duket dimri nuk do tia lëshojë ende vendin. Me borë në zonën Verilindore dhe me shira e përmbytje në pjesën tjetër të vendit, dita e sotme tregoi se ende jemi në sinën e ftohë. Ndërkohë, reshjet e borës e shiut intensive kanë nxjerrë edhe një herë në pah problemin e mosfunksionimit tës trikturave e të kanalizimeve në disa qytete të vendit.
Ndërsa muaji prill ka risjellë motin e ftohtë dhe  rreshjet e dëborës dhe shiut në të gjithë territorin, pritet që në të njëjtat kushte atmosferike të jetë edhe dita e nesërme. Fillim java do të shoqërohet edhe me rënie të temperaturave deri në 0 apo dhe -2 gradë në zonat malore.
Ndërsa vetëm të martën, rreshjet e shiut, pritet të pakësohen. Metereologët parashikojnë rritje të temperaturave në mes të javës tjetër, por moti do të jetë i paqëndrueshem deri më 14-15 prill.

Kukësi e Dibra nën pushtetin e borës
Verilindja në pak minuta u zbardh sot. Bora e rënë sot, krijoi probleme në pjesë të veçana të Rrugës së Kombit ku mësohet trashësia e dëborës ka shkuar deri në 20 centimetra. Reshjet e borës çorientuan drejtuesit e automjeteve të papërgatitur për situatën. Disa makina u bllokuan për minuta të tëra në të dy korsitë e autostradës pa mundur të lëvizin. Bora shkaktoi mjaft problem në qarkullim, por fatmirësisht nuk u shënuan incidente, ndërsa aksi Kukës – Tuneli i Kalimashit u bllokua për disa minuta.
Pas rreth një ore situata u vu në kontroll në të gjithë aksin e rrugës së Kombit, duke e mbajtur atë në qarkullim të plotë, në katër korsitë e lëvizjes. Më kalimin e orëve situata u normalizua në Rrugën e Kombit, ndërsa nuk raportohet për komuna të bllokuara.
Reshjet e dëborës kanë mbuluar pjesën më të madhe të qarkut Kukës, duke sjellë ulje të temperaturave. Ndërkohë, mësohet se reshje bore ka pasur edhe në Qarkun e Dibrës. Në komunat Kala e Dodës, Lurë, Luzni, Ostren, Trebisht, Martanesh dhe Zerqan trashësia e borës arriti në 10 cm.

Shiu problematik për Durrësin dhe Elbasanin
Rreshjet e dendura të shiut kanë krijuar një situatë kritike në Durrës. Prej më shumë se 30 minuta, Durrësi është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe breshëri, të cilat kanë paralizuar qytetin, ndërsa uji mbuloi rrugët dhe trotuaret në lagjet, 14, 17, 18 dhe në afërsi të stacionit të trenit. Edhe qendra e qytetit u vu nën pushtetin e ujit, po kështu lagjet 5 dhe 6, si dhe zona pranë stacionit të trenit. Shkak për këtë situatë është bërë mosfunksionimi i rrjetit të kanalizimeve, teksa uji ka hyre ne katet e para të disa banesave në zonën e ish-Kënetës.
Situatë e vështirë u krijua edhe në Elbasan. Qyteti u përfshi nga reshje të dendura shiu, të cilat shkaktuan edhe ndërprerjen e energjisë elektrike.
Qyteti i Elbasanit, Librazhdi dhe disa fshatra mbetën pa energji elektrike për shkak të motit të keq.
Edhe në Elbasan, shkaku kryesor i problematikës së përmbytjeve të rrugëve, vjen nga mosfunksionimi i rrjetit të kanalizimeve, ndërsa deri tani nuk raportohet për fshatra të bllokuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Dyshohet për dy të vrarë në autostradën Fier Vlorë

Humb jetën mësuesja dhe kamionisti, aksident tragjik në Gramsh

26/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Nis procesi gjyqësor për çështjen ‘Partizani’, largohet media. Arsyetimi i gjykatës

26/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Dyshohet për dy të vrarë në autostradën Fier Vlorë

Humb jetën mësuesja dhe kamionisti, aksident tragjik në Gramsh

26/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.