Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Halimi: Rama – Meta blenë pafajësinë e vëllait, me heshtjen e Frrokut

03/04/2015
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike, e cilësoi vendim e lirimit të Arben Frrokut, si të ndikuar politikisht.
Në emër të kësaj partie, deputei Eduard Halimi denoncoi se, “Partia Demokratike mësoi si gjithë qytetarët e vendit vendimin e gjykatës për të shpallur të pafajshëm vëllain e deputetit Frroku, i akuzuar nga prokuroria për vrasjen e komisarit të policisë Lamaj, për të cilën, organi i akuzës kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm. Jemi sot këtu për të shprehur në emër të Partisë Demokratike, shqetësimin e thellë për këtë vendim, që ka shkaktuar tronditje të mbarë opinionit publik, dhe ka lënë dyshime të forta si vendim i influencuar politikisht.Vendime të tilla, pasi shumë prova e fakte janë bërë publike dhe qëndrojnë fort në favor të akuzës, merren në një kohë kur ka dyshime të forta se dyshja Rama-Meta ka pakte për të mbyllur me vëllain e të akuzuarit, dhe kur ata kanë çuar në një shkallë të paimagjinueshme ndërhyrjet në drejtësi, me telefonata e kërcënime për gjykatësit, fakte të bëra publike kohë më parë dhe të pakundërshtuara deri më sot”, tha ai.
Halimi më tej akuzoi Ramën e Metën se kanë kërcënuar gjyqtarët që të japin këtë vendim.
“Vendimi i pafajësisë për vëllain e deputetit është sot në sytë e të gjithë shqiptarëve, një vendim që ngjall dyshimet më të forta se është diktuar nga qeveria, për të mbyllur pazarin për cështjen Meta. A u ble heshtja e Mark Frrokut, me lirimin e Arben Frrokut, i cili me gjasë do të ulet në krah të Edi Ramës në Kuvendin e Shqipërisë? Partia Demokratike i respekton institucionet dhe vendimet e gjykatave. Nuk komenton vendimet e tyre. Por ajo çfarë ka ndodhur sot është një alarm për drejtësinë e demokracinë në vend. Eshtë një alarm për sigurinë, derisa paktet kriminale arrijnë të mbyllin një vrasje të një komisari policie. Ne inkurajojmë dhe shpresojmë që ky vendim do të apelohet dhe drejtësia do të bëhet”, shtoi deputeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Gjekmarkaj: Gjendja e urës së Milotit pas përurimit tregon nivelin e korrupsionit në vend

Gjekmarkaj: Gjendja e urës së Milotit pas përurimit tregon nivelin e korrupsionit në vend

09/04/2026
SAMI NEZA/ Vendimi për Metën dhe mbledhja e Gjykatës së Lartë. A do vendosë Sadushi një praktikë antikushtetuese

SAMI NEZA/ Vendimi për Metën dhe mbledhja e Gjykatës së Lartë. A do vendosë Sadushi një praktikë antikushtetuese

09/04/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Zbardhen votat në Gjykatën Kushtetuese për kërkesën e Ilir Metës. Kush votoi pro arrestit e kush kundër

08/04/2026
DEKLARATA/ Flamur Noka në SPAK për kallëzimet e manipulimit zgjedhor

GJKKO shpall të pafajshëm Flamur Nokën për akuzën e shpifjes

08/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Gjekmarkaj: Gjendja e urës së Milotit pas përurimit tregon nivelin e korrupsionit në vend

Gjekmarkaj: Gjendja e urës së Milotit pas përurimit tregon nivelin e korrupsionit në vend

09/04/2026
SAMI NEZA/ Vendimi për Metën dhe mbledhja e Gjykatës së Lartë. A do vendosë Sadushi një praktikë antikushtetuese

SAMI NEZA/ Vendimi për Metën dhe mbledhja e Gjykatës së Lartë. A do vendosë Sadushi një praktikë antikushtetuese

09/04/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Zbardhen votat në Gjykatën Kushtetuese për kërkesën e Ilir Metës. Kush votoi pro arrestit e kush kundër

08/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.