Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

De Biazi zyrtarisht shqiptar, Cana e paralajmëron për pagesën e dritave

28/03/2015
De Biazi zyrtarisht shqiptar, Cana e paralajmëron për pagesën e dritave
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka akorduar sot trajnerit të Ekipit Kombëtar të futbollit, Xhani De Biazi shtetësinë shqiptare. Për këtë, kreu i shtetit zgjodhi ti bëjë një vizitë Kombëtares së Shqipërisë, në Durrës, një ditë përpara ndeshjes së rëndësishme kundër Armenisë. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani preferoi t’i shprehte personalisht mbështetjen të gjithë futbollistëve kuqezinj.
Po ashtu, kreu i shtetit i dorëzoi vetë dekretin për dhënien e nënshtetësisë shqiptare trajnerit të përfaqësueses Xhani De Biazi. Në fjalën e tij, Presidenti Nishani shprehu mirënjohjen për atë që ka bërë përfaqësuesja shqiptare, duke i cilësuar lojtarët dhe stafin teknik si pjesë të historisë.
Gjatë ceremonisë së dhënies së shtetësisë, Presidenti Nishani tha se De Biazi është shtetasi më i ri shqiptar duke e përgëzuar për punën, atë dhe futbollistët e Kombëtares.
“Gianni De Biazi shtetasi më i ri shqiptar. Kombëtarja ka sjellë hare dhe gëzim te çdo shqiptar. Inkurajojmë kombëtaren për rezultate sa më të mira”, tha Kreu i Shtetit.
Nga ana tjetër, trajneri Xhani De Biazi falënderoi Presidentin e Republikës dhe shprehu mirënjohje për dhënien e shtetësisë.
Tani zyrtarisht shqiptar, De Biazi tha se ishte ndjerë i tillë që në fillim të punës me skuadrën kuqezi.
“Falënderoj Presidentin për këtë vlerësim. Jam i lumtur, por dua të them se jam ndier shqiptar që në ditën time të parë të punës me skuadrën. Ne shqiptarët kemi një ëndërr dhe do të japim maksimumin për ta realizuar atë”, tha De Biazi.
Në ceremoni ka qenë edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili tha se ndeshja e së dielës me Armeninë, është e rëndësishme për Euro 2016.
Edhe Kapiteni i Kombëtares sonë, Lorik Cana tha se ekipi ka fituar 90 për qind të përballjeve, duke vlerësuar bashkimin si një element për këtë gjë.
“Ekipi po paraqitet si fitues nga ndeshja në ndeshje Kemi fituar 90 për qind të përballjeve, bashkimi fuqia jonë”, tha Cana.
Kapiteni Lorik Cana, i kujtoi De Biazit që tani duhet të zbatojë ligjet e shtetit dhe sidomos atë që ka të bëjë me pagesën e energjisë elektrike.
Nga grumbullimi i kombëtares, Presidenti Nishani u largua me një dhuratë simbolike, një top të firmosur nga të gjithë futbollistët, por edhe një foto që përjetëson këtë takim.

 
 
 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, ngjarja në bregdetin e Vlorës

Pikëpyetje mbi momentet e fundit të gazetarit Enrik Mehmeti

21/07/2026
DITA 52/ Avancojnë kërkesat: “Arrestoni Ramën”

DITA 52/ Avancojnë kërkesat: “Arrestoni Ramën”

21/07/2026
Këlliçi: Të anulohet koncesioni i Milot–Balldren, pronari i kompanisë fituese, pjesë e ‘Aruba’-s

Këlliçi: Të anulohet koncesioni i Milot–Balldren, pronari i kompanisë fituese, pjesë e ‘Aruba’-s

21/07/2026
Burnham bën njoftimin e parë të madh si kryeministër, heq TVSH-në nga faturat e energjisë

Burnham bën njoftimin e parë të madh si kryeministër, heq TVSH-në nga faturat e energjisë

21/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, ngjarja në bregdetin e Vlorës

Pikëpyetje mbi momentet e fundit të gazetarit Enrik Mehmeti

21/07/2026
DITA 52/ Avancojnë kërkesat: “Arrestoni Ramën”

DITA 52/ Avancojnë kërkesat: “Arrestoni Ramën”

21/07/2026
Këlliçi: Të anulohet koncesioni i Milot–Balldren, pronari i kompanisë fituese, pjesë e ‘Aruba’-s

Këlliçi: Të anulohet koncesioni i Milot–Balldren, pronari i kompanisë fituese, pjesë e ‘Aruba’-s

21/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.