Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ish-komandanti serb rrëfen masakrat: Prisnin dhe zienin kokat e kosovarëve

26/03/2015
Ish-komandanti serb rrëfen masakrat: Prisnin dhe zienin kokat e kosovarëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sllobodan Jovanoviç, një ndër ish-komandantët e njësive speciale të policisë serbe që kanë kryer spastrime etnike në Kosovë, në një intervistë për televizionin publik kosovar RTK ka përmendur disa nga krimet më monstruoze që policia serbe ka bërë në Kosovë.
Në çetën e Sllobodan Jovanoviç ishin 150 policë, 10 prej të cilëve ishin kriminelë të nxjerrë nga burgjet.
“Ne ishim 150 policë në çetë. Nga ata, 10 dalloheshin për vjedhje, vrasje e masakra që unë nuk arrija t’i besoja. Nuk konsumonin as drogë e as alkool, por u interesonte pasurimi brenda një nate. Kam pasur një rast në Rahovec, me një polic që një shqiptari i preu kokën dhe ia zjeu për disa ditë për të nxjerrë tre dhëmbë të artë nga ajo kokë. Këtë e tregoj sepse kjo më përndjek dhe duhet ta tregoj që ta kem më të lehtë. Pasi e zjeu për tre ditë, e mori kokën në shtëpi dhe e bëri llambë tavoline. Ky është tmerr, nuk mund ta kuptoj… Unë nuk e dija çfarë po ziente, mendoja se po përgatiste drekën. Më vonë kur u kthyem përsëri ai të njëjtën gjë bëri edhe me kokën e një femre, e bëri llambë tavoline. Në shtëpi donte të kishte dy koka. Pas disa vitesh, pas të gjithë këtyre ngjarjeve dëgjova se ka përfunduar në çmendi, pasi një njeri normal s’do të mund ta bënte atë që bëri ai”, ka treguar Jovanoviç.
Por krimet monstruoze nuk kishin fund. Mijëra civilë të pafajshëm janë ekzekutuar dhe torturuar në format më çnjerëzore, edhe pse në pjesën më të madhe të rasteve nuk kanë bërë rezistencë.
“Kur ishim në terren na thoshin ‘gomën ose shkrepësen’, çka do të thoshte se ose do të shkatërronim gjithë fshatin, ose do ta digjnim plotësisht. E vrisnin dikë edhe për qejf nëse ai nuk kishte para. Gjithçka që i shihte syri në terren e grabisnin, asgjë nuk falnin. Por jo të gjithë bënin kështu. Vetëm individët bënin kështu dhe këtë nuk e kuptoj. Komanda e lartë e dinte se çfarë bëhet në terren. Komandantët jepnin urdhër që të shkatërroheshin vendbanimet tuaja, të vriteshin civilët e pafajshëm”, ka thënë Jovanoviç.
Ish-komandanti i njësive speciale ka thënë më tej se prej këtyre dëshmive është cilësuar si tradhtar dhe se familjes së tij nuk i jepet asnjë shërbim, madje i janë mbyllur të gjitha dyert.
“Shefi i stacionit policor më vendosi në programin e mbrojtjes. Policia më mbron që të mos vritem nga policët. Më kanë kërcënuar që të heq dorë nga dëshmitë. Vukçeviç ka thënë se ai e di që janë të paktën 300 kriminelë lufte që lëvizin lirshëm në Beograd. Ai i fsheh kriminelët e luftës që lëvizn lirshëm në Beograd. Askush në Beograd nuk më mbron, më quajnë armik, më kanë përjashtuar nga të gjitha shërbimet”, ka shtuar Jovanoviç.

 
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën për verën e Agasit

04/03/2026
Berisha: Data 12 është kryengritja e radhës, ftesë për bashkim në mbarë Shqipërinë

Berisha: Data 12 është kryengritja e radhës, ftesë për bashkim në mbarë Shqipërinë

04/03/2026
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/ Qeni biblik dhe shanset tona për një anëtarësimi të plotë në BE 

04/03/2026
FAKT & FAKE/ Cili është lajmi, ai që ndodh në titull, apo ai që ndodh në fund të tekstit të kronikës

Arrestohet në Dibër i kërkuari ndërkombëtar Klodian Llomi, plagoset një efektiv i “Shqiponjave”

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën për verën e Agasit

04/03/2026
Berisha: Data 12 është kryengritja e radhës, ftesë për bashkim në mbarë Shqipërinë

Berisha: Data 12 është kryengritja e radhës, ftesë për bashkim në mbarë Shqipërinë

04/03/2026
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/ Qeni biblik dhe shanset tona për një anëtarësimi të plotë në BE 

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.