Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

500 mjekë e infermierë peticion kundër testimit të tyre

20/01/2015
500 mjekë e infermierë peticion kundër testimit të tyre
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mjekët dhe infermierët e sistemit spitalor përmes një peticioni dërguar krerëve më të lartë të shtetit kërkojnë anulimin e testimit kombëtar të muajit shkurt. Peticioni është firmosur nga rreth 500 bluza të bardha, ndërkohë që i është drejtuar Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, kreut të parlamentit, Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Në dokumentin që është dërguar të premten e javës së kaluar, testimi cilësohet si antiligjor e për pasojë ai nuk duhet të kryhet. Kryesisht peticioni është firmosur nga mjekët dhe infermierët e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Përplasja
Peticioni i mjekëve vjen rreth dy javë pasi, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj bëri me dije se mjekët dhe infermierët e sistemit parësor dhe atij spitalor do t’i nënshtroheshin një testimi kombëtar, ndërsa qëllimi i tij ishte ‘fotografimi’ i njohurive profesionale te bluzat e bardha. Por kjo nismë nuk u mirëprit nga këta të fundit, të cilët që në ditët e para të lançimit të saj e kundërshtuan. Po ashtu, disa profesorë ngritën pikëpyetje për faktin se kush do të mund t’i testonte ata specialistë që ushtrojnë këtë profesion prej vitesh. Ndërkohë që, edhe Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë shprehu hapur qëndrimin ‘kundër’ zhvillimit të testit. Sipas presidentit të UMSH-së, Din Abazaj, “mjekët dhe infermierët nuk duhet t’i nënshtrohen testimit, pasi ata që janë aktualisht në sistemin shëndetësor, kanë arritur të fitojnë vendin e punës dhe t’u shërbejnë pacientëve, pas një sërë provimesh dhe kriteresh të vendosur më parë”. Pas këtyre deklaratave, reagoi Ministria e Shëndetësisë, e cila përmes një deklarate për shtyp theksoi se testimi nuk e cenon dhe nuk dëmton procesin e nisur tashmë prej pesë vitesh të edukimit në vazhdim. Po ashtu, disa ditë më vonë, ministri Beqaj deklaroi edhe një herë se testimi do të kryhet, ndërsa paralajmëroi se për mjekët dhe infermierët që do të refuzojnë të hyjnë në testim, do të ndërmerren masa penalizuese.

Testimi
Ndërkaq, më herët ministri Beqaj bëri me dije dhe disa nga detajet e zhvillimit të testimit kombëtar të bluzave të bardha. Sipas ministrit, ai do të ndahet në dy faza: e para, që do të përfshijë testimin për njohuritë bazë dhe faza e dytë, që do të jetë një testim praktik sipas profileve përkatëse. Në pjesën e parë, mjekët dhe infermierët do të pyeten kryesisht për etikën e zbatimit të profesionit apo çështje të korrupsionit, ndërsa në të dytën testimi do të përqendrohet në njohuritë specifike të fushës që ata mbulojnë. Në provim do të futen profesionistët e shëndetësisë të sistemit parësor dhe atij spitalor, ndërkohë që sipas ministrit, i gjithë procesi do të mbyllet në muajin mars. Sa u takon mjekëve të sistemit parësor, testimi do të fokusohet edhe te mënyra e zbatimit të sistemit të referimit, që është një nga problemet kryesore që has sot shëndetësia shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.