Emiliano Shullazi kërcënon Lulzim Bashën

Emiliano Shullazi kërcënon Lulzim Bashën

341
0
Shares

Emiliono Shullazi, kërcënon kreun e PD-së, Lulzim Basha.
“Thuaji kryetarit tënd, të mos e përmendë më emrin tim. Nuk do t’i ketë mirë punët me mua. T’i bëjë mirë llogaritë!”.
Ka qenë ky mesazhi kërcënues që Emiljano Shullazi, i mbijetuari nga një atentati në afërsi të mbikalimit të Qafë Kasharit, ka adresuar ndaj kreut të opozitës nëpërmjet Voltana Ademi, deputete e Partisë Demokratike.
Sipas deputetes së PD-ës, ngjarja është zhvilluar në një ambient publik ndërsa mësohet se Ademi e ka denoncuar rastin në Prokurorinë për Krime të Rënda. Nga ana e saj, Prokuroria e Përgjithshme konfirmo se, në protokollin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda është depozituar një kallëzim penal nga deputetja Voltana Ademi, e cila pretendon se ka marrë kërcënime për Lulzim Bashën. Të njëjta burime konfirmuan se materiali i është referuar Policisë së Tiranës, për të kryer verifikimet përkatëse.
Kallëzimi i bërë nga ish-prefektja e Qarkut të Shkodrës, Ademi, pasi është shqyrtuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, është vendosur t’i delegohet policisë për hetime të mëtejshme. Sipas prokurorisë, hetimi do të kryhet sipas nenit 109/b të Kodit Penal, konkretisht ku thuhet: “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për të kryer ose mos kryer një veprim të caktuar, për të fituar padrejtësisht pasuri ose çdo lloj përfitimi tjetër, për vete ose për të tretë, dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet dhe me gjobë nga gjashtëqind mijë deri në tre milionë lekë”. Kërcënimi i kreut të opozitës ka vënë në lëvizje drejtuesit më të lartë të institucioneve. Pasditen e djeshme, kryeprokurori Adriatik Llalla ka pritur në dy takime të veçanta, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi dhe mandej atë të Tiranës, Ardian Çipa. Ndonëse nuk u dhanë detaje mbi takimet,burime të besuara thanë se mes prokurorit të Përgjithshëm dhe dy drejtuesve të lartë të Policisë, çështja kryesore e diskutuar është pikërisht kallëzimi i bërë për kërcënimin e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha.
Kërcënimi në adresë të kreut të PD u denoncua dje edhe nga sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Arben Ristani. Ai deklaroi se përgjegjësia për kërcënimet e Emiljano Shullazit dhe bandës së tij ndaj opozitës është tërësisht dhe e drejtpërdrejtë e Edi Ramës.
“A e lirove ti Emiljano Shullazin, që të kërcënojë kryetarin e opozitës, siç edhe ai veproi pak orë pasi doli nga ambientet e policisë?”, ishte pyetja që Sekretari i Përgjithshëm i PD në një deklaratë për mediat i drejtoi kryeministrit Edi Rama.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY