Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD dhe PS përshëndesin deklaratën e Kukan e Fleckenstein

23/12/2014
PD dhe PS përshëndesin deklaratën e Kukan e Fleckenstein
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike ka përshëndetur deklaratën e negociatorëve të Parlamentit Europian, Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan për dialogun politik dhe bashkëpunim në Shqipëri.
Në reagimin e PD-së, menjëherë pas bërjes publike të një projekt-marrëveshjeje që bën të mundur rikthimin e opozitës në Parlament, konfirmohet gatishmëria për fillimin e punës dhe mbështetja për Deklaratën e Parimeve.
“Partia Demokratike ka përshëndetur deklaratën e negociatorëve të Parlamentit Europian dhe dy grupeve parlamentare PPE dhe PSE dhe falënderon eurodeputetët Kukan dhe Fleckenstein për angazhimin e tyre për zgjidhjen e krizës parlamentare. Partia Demokratike konfirmon mbështetjen e plotë për Deklaratën e Parimeve dhe është e gatshme të fillojë menjëherë punën së bashku për rezolutën e përbashkët parlamentare”, thuhet në reagimin e PD-së.
Po kështu Partia Demokratike përshëndet dhe mirëpret angazhimin e mëtejshëm të Parlamentit Europian dhe institucioneve të tjera të BE për mbështetjen në vazhdim, të procesit të normalizimit të jetës parlamentare.
Edhe Partia Socialiste ka deklaruar sot se është gati të votojë rezolutën e Parlamentit Europian për marrëveshjen me Partinë Demokratike, në mënyrë që opozita ti rikthehet jetës parlamentare. Në emër të PS-së, ka qenë deputeti Taulant Balla që ka deklaruar se mazhoranca është gati që të votojë që nesër këtë rezolutë.
“Deklarata e Kukan dhe Fleckenstein, 100 për qind me qasjen parimore që Parlamenti Europian ka dhe i takon parlamentit shqiptar ta pranojë. Të shpresojmë se PD është gati të kthehet në punë dhe të votojë fjalë për fjalë këtë rezolutë. Ne do të shohim mundësinë që të votojmë nesër këtë rezolutë si shprehje të vullnetit të maxhorancës”, deklaroi Balla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

MALLAKSTËR/ Bie në humnerë teksa rregullonte tubin e ujit, nxiret 8 orësh

MALLAKSTËR/ Bie në humnerë teksa rregullonte tubin e ujit, nxiret 8 orësh

25/08/2026
DITA 87/ Protestuesit, thirrje SPAK-ut: Arrestoni Ramën!

DITA 87/ Protestuesit, thirrje SPAK-ut: Arrestoni Ramën!

25/08/2026
Agjenti i BIA serbe, para gazetarit Zeka. Publikohen materiale të dosjes nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Reagimi

Agjenti i BIA serbe, para gazetarit Zeka. Publikohen materiale të dosjes nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Reagimi

25/08/2026
Lëvizje në qeveri? Alfred Lela hedh “shashkën” për Grida Dumën dhe Belinda Ballukun

Lëvizje në qeveri? Alfred Lela hedh “shashkën” për Grida Dumën dhe Belinda Ballukun

25/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

MALLAKSTËR/ Bie në humnerë teksa rregullonte tubin e ujit, nxiret 8 orësh

MALLAKSTËR/ Bie në humnerë teksa rregullonte tubin e ujit, nxiret 8 orësh

25/08/2026
DITA 87/ Protestuesit, thirrje SPAK-ut: Arrestoni Ramën!

DITA 87/ Protestuesit, thirrje SPAK-ut: Arrestoni Ramën!

25/08/2026
Agjenti i BIA serbe, para gazetarit Zeka. Publikohen materiale të dosjes nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Reagimi

Agjenti i BIA serbe, para gazetarit Zeka. Publikohen materiale të dosjes nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Reagimi

25/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.