Tiranë, vriten në lokal katër persona, ndalohet djali i deputetes Luiza Xhuvani

Tiranë, vriten në lokal katër persona, ndalohet djali i deputetes Luiza Xhuvani

314
0
Shares

Një ngjarje e rëndë me pasoja tragjike ka ndodhur te Rruga e “Elbasanit” në Tiranë, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Nga një përplasje e armatosur kanë mbetur të vrarë 4 persona ndërsa një tjetër është plagosur lehtë. Ndër autorët e dyshuar, mëoshet se është ehde Konstandin Xhuvani, djali I deputettes socialsite Luiza Xhuvani, i ndaluar tashmë nga policia, së bashku me dy bahskëpuntorët e tij, të dyshuar.
Nga hetimi paraprak ka rezultuar se në këtë lokal nate pas një konklikti të çastit midis disa shtetasve, konflikt i cili më pas ka denigruar me armë zjarri.

Ngjarja
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, pas një sherri në një lokal nate, pranë shkollës së Gjuhëve të Huaja dhe ka vazhduar edhe jashtë ambienteve të lokalit. Për pasojë kanë mbetur të vrarë 4 persona, njëri prej të cilëve një shtetas italian.
Mësohet se një nga viktimat është 19 vjecari Arbër Demiraj, djali i ish-prokurorit Skënder Demiraj, Edison Jaho, vjeç 36, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, Enea Xhaj, vjeç 38, lindur në Berat dhe banues në Tiranë Paolo Azzolo, 60 vjec me shtetësi dhe kombësi italiane, i cili ka marrë nje plumb afër zemres. Arbër Demiri u gjet i vrarë me një plumb në kokë në makinën e parkuar jashtë lokalit, Mercedez Benz tip ML me targa TR 0250 N. Tre nga viktimat u dërguan në morg, ndërsa 60 -vjeçari italian u nis i plagosur rëndë drejt spitalit të traumës, por humbi jetën gjatë rrugës, duke e cuar në 4 numrin e viktimave.
Ndërkaq policia ka shoqëruar 22 persona, që besohet se kanë dijeni për ngjarjen, dhe ka ndaluar 3 të tjerë, ndër të cilët edhe djalin e deputetes Luiza Xhuvani, Kostandin Xhuvani, si një nga autorët e dyshuar të krimit. Në vendngjarje janë gjetur 2 pistoleta, me të cilat mendohet se është qëlluar dhe janë vrarë 4 personat.

Autorët
Nga veprimet e shpejta të policisë është bërë kapja në kohë reale e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje, të cilët janë shtetasit Konstandin Xhuvani, 25 vjeç, Erald Sida 24 vjeç, si dhe Albano Ballcaj, 19 vjeç, si dhe janë shoqëruar shtetas të tjerë prezent në ngjarje. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri të llojit pistolete, 3 gëzhoja fishekësh luftarak si dhe dy automjete të markes Mercedes Benz më targa TR 0250 N. Në vendngjarje veç patrullave të policisë dhe njësisë “Shqiponja”, shkoi edhe kreu i drejtorisë së policisë Artan Didi dhe kreu i prokurorisë së Tiranës Petrit Fusha. Vendngjarja mbeti e bllokuar për disa orë, derisa grupi hetimor kreu gjithë veprimet e nevojshme.
Nga hetimet paraprake bëhet me dije se shkak për vrasjen e katërfishtë është bërë një sherr për motive banale.
Deri tani, policia ka shoqëruar 22 persona që ndodheshin në lokal ndërsa 8 prej tyre dyshohet se kanë pasur lidhje drejtpërdrejt me ngjarjen.

Policia
Ngjarja është konfirmuar zyrtarish edhe nga drejtoria e Policisë së Qarkut të Tiranës, e cila ka bërë të ditur se, ngjarja ka ndopdhur rreth orës 04:00 në bar “Ante Grand”e ndodhur në rrugën e “Elbasanit” në Tiranë.
Menjëherë në vendin e  ngjarjes, shkuaan shërbimet e policisë duke bërë rrethimin e lokalit, të zonës përreth, shoqërimin e personave prezent në vendngjarjes. Nga hetimi paraprak ka rezultuar se në këtë lokal nate pas një konklikti të çastit midis disa shtetasve, konflikt i cili më pas ka denigruar me armë zjarri, ku për pasojë kanë gjetur vdekjen 4 shtetas, të cilët janë, Edison Jaho, vjeç 36, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, Enea Xhaja , vjeç 38, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, Arber Demiraj, 19 vjec, lindur dhe banues në Tiranë dhe Paolo Azzolo, 60 vjec, me shtetësi dhe kombësi italianë.
Menjëherë në vend ngjarje, ka mbërritur grupi hetimor i përbërë nga ekspertë kriminalist, oficerët për Krimet e Rënda, Prokurori i gatshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të cilët adminstruan dhe sekuestruan provat në vendin e ngjarjes.
Nga veprimet e shpejta të policisë është bërë  kapja  në kohë reale e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje,  të cilët janë shtetasit, Konstandin Xhuvani, 25 vjeç, Erald Sida 24 vjeç, si dhe Albano Ballcaj, 19 vjeç, si dhe janë shoqëruar shtetas të tjerë prezent në ngjarje.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri të llojit pistolete, 3 gëzhoja fishekësh luftarak si dhe dy automjete të markes Mercedes Benz më targa TR 0250 N.
Aktualisht, nga strukturat e policisë po vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, bën më tej të ditur zyrtarisht polica e Tiranës. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY