Nishani në Slloveni: Bashkëpunim për korridorin Adriatiko-Jonian dhe TAP

Nishani në Slloveni: Bashkëpunim për korridorin Adriatiko-Jonian dhe TAP

110
0
Shares

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani e nisi vizitën e tij zyrtare në Slloveni me një takim të ngrohtë dhe vëllazëror me komunitetin shqiptar.
Kreu i Shtetit në fjalën e tij të shkurtër vlerësoi angazhimin e shqiptarëve të Sllovenisë për ruajtjen e identitetit kulturor, traditave dhe gjuhën amtare. Presidenti Nishani shtoi se vjen në këtë vizitë për të sjellë angazhimin e Shqipërisë për të çuar përpara marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Sllovenisë me fokus të veçantë marrëdhëniet ekonomike, të arsimit, shkencës dhe kulturës, si dhe për të garantuar se Shqipëria do të vazhdojë të luajë rolin e saj konstruktiv në shërbim të paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon.
Kjo vizitë do të shërbejë gjithashtu edhe për të forcuar bashkëpunimin në kuadër të integrimit evropian e të realizimit të projekteve madhore rajonale si Korridori Adriatiko-Jonian dhe gazsjellësi TAP, duke e çmuar përvojën pozitive të Sllovenisë si një shembull nga i cili vendi ynë mund të përfitojë shumë.
Më tej takimi vazhdoi në formën e një bashkëbisedimi të hapur për çështje të ndryshme mbi zhvillimet e brendshme në Shqipëri, zhvillimet në rajon dhe perspektivën e marrëdhënieve shqiptaro-sllovene.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY