Një e dielë e përgjakshme ka qenë ajo e djeshme në burgun toskan të Porto Azzurro-s në Itali ku protagonistë kanë qenë shqiptarët.
“Dje, rreth orës 15:00 të mesditës, një i burgosur shqiptar, u sulmua nga të burgosurit e tjerë bashkatdhetarë të tij”, shkruan media italiane Tirreno Elba.
Në një aksion të mirëmenduar, ata iu sulën shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, duke e goditur me një mjet të mprehtë në qafë, dhe duke i shkaktuar kështu plagë të rënda.
Por, ndërhyrja e menjëhershme e forcave të sigurisë në burg, bënë që situata të mos përshkallëzonte më tej dhe që shqiptari i plagosur të mos kishte një fat më të keq.
Kjo nuk është hera e parë që ka sherre në burgun e Porto Azzurro-s ku protagonistë janë shqiptarët, raportojnë mediat italiane.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/