Burri emigrant sjell të dashurën shtatzënë nga Greqia – Gruaja i rreh...

Burri emigrant sjell të dashurën shtatzënë nga Greqia – Gruaja i rreh të dy, “shemra” dështon fëmijën

248
0
Shares
Foto Ilustruese

Një telefonatë aspak e zakontë ka mbërritur sot në emisionin “Aldo Morning Shoë”, në TV Klan.
Ka qenë Antoneta nga Durrësi, e cila ka rrëfyer historinë e saj, e denjë për një skenar telenovelash.
Gruaja 35-vjeçare tha se është divorcuar para 8 vitesh nga bashkëshorti i saj, pasi burri i cili ishte emigrant në Greqi ishte kthyer bashkë me një tjetër grua, e cila ishte shtatzënë.
“Jam Antoneta. Jam me origjinë nga Korça dhe banoj në Durrës, jam 35 vjeç. Unë pastroj një familje. Jam e divorcuar kam 8 vjet, ma solli ish-bashkëshorti gruan e dytë shtatzënë në shtëpi, pa ditur asgjë. Jam çudit kur erdhi në shpi. Bashkëjetonte me të në Greqi, unë se dija. Erdhën të dy me valixhe në dorë. I hapa derën pashë burrin: më tha kjo është gruja, kam fillu kam bërtit. Ishte vjehrra dhe vjehrri aty, ata e kanë nxjerrë përjashta. Ma ka sjell 4 muajshe shtatzënë, ia kam dështu fëmijën se i rrafa të dy. Më denoncuan në polici, kam qëndruar 3-4 orë, por s’kam bërë burg. Tani dua të gjej një lidhje. Jam martuar me mblesëri dhe kam dy fëmijë, por atë person nuk e kam dashur që në fillim. Kam pas një lidhje 2-3 vite, por kam pasur fëmijët e vegjël, tani ata janë rritur dhe më kuptojnë”, tha Antoneta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY