DETAJE/ Itali, klienti grabit prostitutën shqiptare dhe e hedh nga makina

DETAJE/ Itali, klienti grabit prostitutën shqiptare dhe e hedh nga makina

149
0
Shares

Policia italiane ka arritur të prangosë agresorin e një prostitute shqiptare.
Ngjarja ka ndodhur në muajin gusht dhe ka qenë vetë shqiptarja, një 32-vjeçare, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, e cila ka denoncuar ngjarjen te karabinierët, duke bërë edhe përshkrimin e burrit që e sulmoi.
Mediat italiane shkruajnë se një 52-vjeçar ftoi prostitutën shqiptare për të konsumuar një raport seksual dhe ajo pranoi. Hipi në makinën e tij, por këtu nisi edhe tmerri.
Shqiptarja ka treguar se burri vetëm sapo ecën pak me makinë, i vuri pistoletën në kokë dhe e kërcënoi me jetë që të dorëzonte gjithë paratë dhe dokumentet që kishte me vete, së bashku me celularin.
Ajo tregon në polici se u bind dhe i dorëzoi, por në momentin që mendoi se do të shpëtonte, ai e fluturoi nga makina, teksa ishte në ecje e sipër, madje edhe me shpejtësi.
Policia hetoi dhe arriti të identifikonte italianin 52-vjeç, që ishte i papunë, emër i njohur për karabinierët dhe me precedentë të mëparshëm penalë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY