EMRI & FOTO GALERI/ Shkodër, Polica prangos islandezin në Hanin e Hotit,...

EMRI & FOTO GALERI/ Shkodër, Polica prangos islandezin në Hanin e Hotit, tentoi të “eksportonte” 5.5 kg kanabis

88
0
Shares

Policia kufitare në Hanin e Hotit, ka goditur dje, një tjetër tentativë për “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike”
Për pasojë, u arrestua një shtetas islandez dhe u bllokuan 5.5 kg kanabis.
Burimet e Policisë vendore të Shkodrës, saktësojnë se, në vijim të punës për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, nga shërbimet e Policisë Kufitare, më datë 24. 09. 2017, u godit një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike ku u arrestua në flagrancë Armann Olafsson, 24 vjeç, banues në Islandë.
Arrestimi i tij u bë pasi në Piken e Kalimit Kufitar Hani Hotit, në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit në mjetin e tij, me targë PX 8838, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 5.5 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë Për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a/22 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY