FOTO/ Gazetarët e huaj: Pikturat e Edi Ramës sikur i ka bërë...

FOTO/ Gazetarët e huaj: Pikturat e Edi Ramës sikur i ka bërë ndonjë adoleshent i droguar kolegjesh

719
0
Shares

Atë që në Shqipëri e dinë të gjithë, por që nuk ka guxuar ta thotë asnjë kritik arti apo gazetar kulture e gjen në një nga shkrimet për Bienalen e Venecias. Pikturat e Edi Ramës bëjnë përshtypje sepse ai vetë kryeministër, jo se kanë vlerë artistike. Në artikullin e Artsy.net, gazetarja Alexxa Gotthardt dhe kolegu i saj Scott Indrisek i krahasojnë pikturat e Edi Ramës me eksperimentet mbi librin e shënimeve të një adoleshenti të droguar kolegjesh.
“Në segmentin Giardini, të ‘Viva Arte Viva’, një dhomë e madhe është e mbuluar me një letër muri, me një seri vizatimesh gjeometrike, shumëngjyrëshe, pak si eksperimentet në fletoren e një djali kolegji të talentuar nën efektin e drogës. Për të qenë të sinqertë deri në fund, punimet nuk do të kishin ndonjë rëndësi, sikur të mos ishin bërë nga kryeministri i Shqipërisë, një njeri që u bë i famshëm sepse ngjyrosi pallatet në Tiranë, kur ishte kryetar Bashkie. Një letër muri e ngjashme është përdorur për të dekoruar zyrën e tij në godinën e qeverisë. Vizatimet janë bërë në dokumentet dhe letrat e zyrës së tij, të përzgjedhura gjatë ditës së punës”.
Në shkrim, sillet edhe njëherë në vëmendje një shprehje e Ramës për The Guardian, “Nëse arti nuk e bën politikën më të arsyeshme, politika me çmendurinë e saj, mund ta bëjë artin më të mirë”. GSH.al.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY