DETAJE & FOTO GALERI/ Pogradec, vrau barbarisht gruan, fjalët e autorit pas...

DETAJE & FOTO GALERI/ Pogradec, vrau barbarisht gruan, fjalët e autorit pas krimit: Varroseni në Lushnje

268
0
Shares

Bashkim Mekolli vrau sot në mënyrë makabre gruan e tij Demirkë Mekolli me të cilën kishte dhe një djalë 16-vjeçar, në shtëpinë ku jetonte bashkë me babanë, që i kishte strehuar për shkak të varfërisë.
Ai është arrestuar menjëherë nga policia pas ngjarjes dhe është dërguar në Policinë e Korçës. “BalkanWeb” shkruan se grupi hetimor po përpiqet ta marrë në pyetje por ngaqë është në gjendje të rënduar për shkak të depresionit, nuk ka mundur të japë asnjë detaj.
Po kështu mësohet se pas vrasjes së gruas, 49-vjeçari me thikë në dorë i ka thënë babait të tij që varrimi të bëhej në Lushnjë.
“Kur e gjeta me thikë në dorë, vinte vërdallë e më thoshte që varrimi të bëhet në Lushnjë, se atje ka prindërit. Nuk e di si ndodhi, nusen e kisha shumë të mirë, të urtë e punëtore”, ka thënë babai i autorit.
Kur e ka parë babai nusen e shtrirë dhe e ka pyetur çfarë ka bërë, ai ka thënë vetëm që ceremonia mortore të kryhet në Lushnjë, ku ka prindërit viktima.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY