SKANDAL/ Gjykata e Lushnjes vetëm me dy gjyqtare

SKANDAL/ Gjykata e Lushnjes vetëm me dy gjyqtare

161
0
Shares

Në Gjykatën e Lushnjes punojnë vetëm dy gjyqtarë.
Prej një viti, seancat shtyhen vazhdimisht dhe gjyqet zgjasin pa fund.
Dosjet janë voluminoze. Ka raste kur nuk zhvillohet asnjë gjyq, pasi dy femrat gjyqtare mund të jenë sëmurë.
Gjykata e rrethit gjyqësor Lushnje është në ditët e saj me të këqija.
Njëra nga dy gjyqtarët Ersida Bajgora thotë se në një ditë, ajo ka 18-20 gjyqe për çështjet civile, pa llogaritur masat e sigurisë.
Shumicat anulohen për mosformim të trupit gjykues. Me gjithë kërkesat e dërguara në KLD, deri tani nuk është bërë asnjë delegim për emërimin e një gjyqtareje të tretë.
Për avokatët në Lushnje, ky është skandal. Zëvendësimi i masave të arrestit duhet të bëhet brenda pëse ditëve, por kalojnë muaj të tëra për çështje të tilla.
Në Gjykatën e Lushnjes, të përfundojë një çështje penale duhet minimalisht një grup prej tre gjyqtarësh, një për masën e sigurimit, një gjyqtare për hetimin paraprak dhe një për gjykimin në themel.
Si organike, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje, ka pesë gjyqtare, nga të cilat dy janë me leje lindjeje. Vetëm këtë javë u afishuan 150 gjyqe për t’u zhvilluar, e në proces gjykimi nga dy gjyqtaret femra janë 462 çështje civile dhe 210 çështje penale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY