ALARMI/ Mjekët specialistë po braktisin vendin

ALARMI/ Mjekët specialistë po braktisin vendin

108
0
Shares

Shumica e spitaleve të rretheve vazhdojnë të jenë pa mjekë specialistë. Dhe shpresat që mungesat të rikuperohen me të diplomuarit e rinj, sa vijnë e shtohen.

Mjekët po largohen gjithnjë e më shumë në kërkim të punësimit në vende të Bashkimit Europian, SHBA apo Kanada.
Të dhënat e Urdhrit të Mjekut flasin për 265 mjekë të larguar në dy vitet e fundit, 32 prej të cilëve specialistë.
Brenda këtij viti, 125 kanë kërkuar certifikatën që dëshmon sjellje të mirë të mjekut për t’u larguar jashtë Shqipërisë.
Fakulteti i Mjekësisë diplomon rreth 250 studentë në vit dhe sipas të dhënave, gjysma e tyre largohen jashtë vendit.
Pasojat po i ndjejnë së pari spitalet e rretheve. Në Dibër, një mjek i vetëm shërben për 24 orë me radhë.
Në Lushnje mungojnë 10 mjekë, në Fier 5, nga pediatër, në reanimator, kirurg, kardiolog, e neurologë.
Një pjesë tjetër të pasojave i vuajnë qendrat spitalore në Tiranë. Nga mungesa e mjekëve në rrethe, qytetarët detyrohen t’i drejtohen kryeqytetit, duke sjellë mbipopullim të spitaleve. TV Klan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY