DYSHIMET/ Lezhë, atentati ndaj shefit të rrugores, ja çfarë ka zbuluar Policia

DYSHIMET/ Lezhë, atentati ndaj shefit të rrugores, ja çfarë ka zbuluar Policia

219
0
Shares

Policia e Lezhës është duke hetuar intensivisht për identifikimin e personave, që një ditë më parë qëlluan me breshëri në drejtim të banesës së shefit të qarkullimit rrugor në Mirditë.
Nga hetimi i deritanishëm është identifikuar mjeti me të cilin dyshohet se kanë lëvizur autorët.
Ngjarja bëhet akoma më e mistershme për shkak se si në radhët e policisë ashtu edhe të miqve, të afërmve e bashkëpunëtorëve të shefit të rrugores në Mirditë, Gjovalin Toma, nuk ka asnjë incident të regjistruar që të ketë lidhje si me punën që kryen prej 4 vitesh, ashtu edhe në zonën ku ai jeton.
Burime konfidenciale nga Policia e Lezhës kanë bërë me dije se për ngjarjen janë marrë në pyetje disa persona, kryesisht bashkëpunëtorë dhe të afërm të Kryepolicit rrugor të Mirditës për të mbledhur dëshmi të mundshme nëse shefi i qarkullimit, Gjovalin Toma, ka pasur konflikte ditët e fundit për shkak të detyrës apo në zonën ku ai jeton.
Asnjë prej personave nuk ka faktuar që Toma të ketë pasur probleme kohët e fundit apo edhe më herët që të kenë detyruar autorët për t’i dhënë atij ndonjë paralajmërim.
Policia e Lezhës ka marrë për verifikim kamerat e sigurisë së dy bizneseve aty pranë, si dhe të disa bizneseve të tjera në rrugën e Shëngjinit për të rënë në gjurmët e mjetit me të cilin kanë udhëtuar autorët me qëllim identifikimin e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY