Marina rrëfen fjalët e Manushit pasi u largua nga “Proçesi Sportiv”

Marina rrëfen fjalët e Manushit pasi u largua nga “Proçesi Sportiv”

177
0
Shares

Marina Vjollca ka përfunduar pas 10 vitesh bashkëpunimin me “Proçesin Sportiv”. Por miqësia e Marinës me Edi Manushin ruhet ende.  E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, moderatorja tha se raporti me Manushin nuk ishte thjesht raport kolegësh, por ishin edhe shumë shokë. Madje moderatorja tregoi se ka qenë Manushi një nga arsyet pse ajo kishte qëndruar për 10 vite në “Proçesin Sportiv”.

“Me Manushin nuk kemi vetëm raport kolegësh. 10 vite kalova me Manushin në Proçesin Sportiv dhe kemi qenë më shumë shokë sesa kolegë. Një nga arsyet pse unë qëndrova 10 vite ka qenë Manushi sepse më ka mbështetur shumë, gjithashtu edhe stafi i Proçesit Sportiv”,- tha moderatorja.

Marina zbuloi gjithashtu se kur kishte filluar emisioni, Manushi e kishte marrë në telefon dhe i kishte thënë: “Marina po me të vërtet ke ikur? Po hajde moj se më mungon”.

“Jam e bindur që edhe unë kur ta filloj spektaklin do i bëj një telefonatë të tillë”,- shtoi Marina.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY