FOTO/ Makina luksoze dhe të blinduara, poker, kazino dhe drogë, çfarë zuri...

FOTO/ Makina luksoze dhe të blinduara, poker, kazino dhe drogë, çfarë zuri policia në befasi gjatë natës

836
0
Shares
Sipas njoftimit zyrtat jane evidentuar 2 lokale kazino ku ushtrohej aktivitet i kundraligjshëm i lojërave të fatit, në njërin prej tyre ushtrohej dhe aktivitet i kundraligjshëm i shitblerjes së lëndës narkotike kokainë. Është arrestuar njeri pronar i lokalit te kazinos ku ushtrohej aktivitetit i kundraligjshëm i lojërave të fatit dhe shitblerjes të lëndës narkotike kokainë dhe eshte proceduar në gjëndje të lirë pronari i lokalit tjetër. Policia ka sekuestruar 3 tavolina pokeri, 3 doza kokaine, fisha dhe enë për përdorimin e lëndës narkotike.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të policisë Tiranë, në zbatim të planit operacional “Vjeshtë 2017”, kanë vijuar kontrollet në qarkun Tiranë, ku si pasojë e kontrolleve të ushtruara, më datë 23.09.2017, u arrestua shtetasi :- Kristaq Sinaj, 34 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Armbajtje pa leje”.
Ky shtetas përdorte lokalin e tij kazino për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit dhe shitjes të lëndës narkotike të llojit kokainë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokal kazinon (në pronësi të këtij shtetasi), në rrugën “Mikel Maruli” është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
– 3 doza të dyshuara të lëndës narkotike të llojit kokainë të cilat rezultuan të peshës 1.4 gramë
– 3 tavolina pokeri
– 30 fisha për organizim lojërash fati
– enë me mbetje lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë.
Gjithashtu procedohet në gjëndje të lirë shtetasi S.R., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lokalin e tij në rrugën “Mikel Maruli”, ushtronte aktivitet të kundraligjshëm të lojërave të fatit.
Gjatë kontrolleve të ushtruara janë bllokuar 7 mjete luksoze dhe 1 mjet i blinduar, të dyshuara të blera nga të ardhura të përfituara nga aktiviteti kriminal.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit Kristaq Sina, për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Prodhim dhe shitje të lëndës narkotike”, “Organizim i pa lejuar i lojërave të fatit” dhe “Vënia në dispozicion të lokaleva për lojëra të palejuara”, parashikuar nga nenet 285 / a, 283 / 1, 197 dhe 198 të Kodit Penal dhe për veprën penale “Organizim i palejuar i lojërave të fatit”, në ngarkim të shtetasit S.R., parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY