“Shqiptarët, azilantët më të padëshiruar”, Berisha: Ky është rekordi i zi i...

“Shqiptarët, azilantët më të padëshiruar”, Berisha: Ky është rekordi i zi i Noriegës

122
0
Shares

Kompania amerikane “Pew Global”, me anë të një sondazhi nxorri në pah se shqiptarët janë azilantët më pak të pranuar në Evropë. Ne lidhje me kete ceshtje ka reaguar sot ish-Kryeministri Sali Berisha. Berisha e cilëson kete sondazh si një rekord tjetër i zi për Shqipërinë e Noriegës.

Statusi i Berishes

Shqiptarët, më të padëshirueshmit në Europë nga të gjithë azilkërkuesit e botës!

Organizata prestigjoze amerikane e studimit të opinioneve “Pew Global”, në studimin e saj ka gjetur se midis të gjithë azilkërkuesve nga mbarë bota, shqiptarët renditeshin të parët si më të padëshirueshmit në vendet e Europës. Shkaku themelor është rritja dy vitet e fundit e kriminalitetit shqiptar deri në 7 herë si në Hollandë dhe vende të tjera. Kjo është vepra dhe rekordi i fundit i Noriegës dhe narkoshtetit të tij”, thekson Berisha duke publikuar artikullin në vijim:

Shqiptarët, më të padëshiruarit në vendet evropiane

Më shumë se 1.1 milion njerëz nga 2.2 milionë të cilët kanë paraqitur një kërkesë për azil në BE, Norvegji dhe Zvicër ende nuk e dinë nëse aplikimi i tyre do të pranohet. Një sondazh i kompanisë amerikane “Pew Research”, thekson se aplikantët nga Shqipëria kryesojnë listën e azilkërkuesve me nivelin më të lartë të përgjigjeve të pakthyera.

Kështu rreth 89% e aplikantëve shqiptarë ose 75 mijë nga 80 mijë që kanë aplikuar midis 2015 dhe 2016 janë duke pritur të njohin statusin e tyre në Europë në fund të vitit 2016. Këtë e përforcon edhe fakti se në vend të dytë renditet aplikantët nga Kosova ku nga 65 mijë aplikimie 50 mijë janë ende në pritje të një përgjigje.

Më pas renditen vende si Aganistani, Irani, Serbia, Rusia. Fqinjët tanë serbët kanë dorëzuar 200 mijë kërkesa për azil, 50 mijë nga të cilat kanë marrë një përgjigje. “Pew Research” vlerëson se rreth 100,000 njerëz, të cilëve u është refuzuar kërkesa, kanë ikur diku në Evropë ku jetojnë në mënyrë të paligjshme.

Së fundmi autoriteteve shqiptare u është përcjellë shqetësimi nga disa vende europiane për të frenuar fluksin e azilkërkuesve që mbetet ende i lartë. Edhe Komisioneri i Zgjerimit Johannes Hahn e bëri të qartë gjatë takimit rajonal të kryeministrave të rajonit që u mbajt në Durrës se shqiptarët nuk duhet as ta mendojnë azilin.

Për azilkërkuesit nga disa vende, pjesa që është duke pritur përgjigjen është shumë më e lartë se ajo që është miratuar, sipas vlerësimeve të reja. Pew konsideron se kjo është vala më e madhe e azilkërkuesve që ka përjetuar kontinenti që nga Lufta e Dytë Botërore. respublica/http://www.pewglobal.org/…/a-million-asylum-seekers-await-w……

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY