EMRI/ Itali, arrestohet shqiptari, i gjetën 44 kg drogë

EMRI/ Itali, arrestohet shqiptari, i gjetën 44 kg drogë

106
0
Shares

Një sasi prej 44 kg drogë është sekuestruar nga policia italiane në Reggio Emilia, ndërsa katër persona, njëri prej të cilëve shqiptar kanë përfunduar në pranga.
Operacioni i organizuar pasdite vonë gjatë së enjtes, përfundoi me goditjen e “bërthamës” së një grupi që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike për të rinjtë në Reggio Emilia.
Duke marrë parasysh sasinë e madhe të sekuestruar, droga dyshohet të jetë shpërndarë edhe në zona të tjera.
Sipas mediave italiane, shqiptari i arrestuar është Sabri Kalaj, 28 vjeç, banues në Reggiano.
Përveç sasisë së marijuanës të sekuestruar në një garazh, policia ka sekuestruar edhe një duzinë porcionesh hashashi dhe materiale të tjera. Shqiptarit i është gjetur çelësi i bagazhit ku fshihej lënda narkotike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY