Pasi zgjodhën sekretarët e Përgjithshëm, ministrat e rinj të Qeverisë “Rama 2” kanë zgjedhur edhe këshilltarët mediatikë, ata që do bëjnë lidhjen dhe rakordimin me mediat.
“Panorama” publikon listën me emrat e tyre, në të cilen shihet lëvizje këshilltarësh brenda përbrenda qeverise, kalime nga njëra ministri te tjetra. Kështu, Glevin Dervishi që ka qenë te Ditmir Bushati, ka kaluat tashmë te zëvendëskryeministrja Senida Mesi.
Edlira Prendi, këshilltarja e Kodheli, ka kaluar këshilltare të ministri Bushati.
Albana Qehajaj, që mandatin e parë ka ë qenë të ish- ministrja Gjermeni, tashmë do të jetë këshilltare të Mbrojtja, të ministrja Olta Xhacka.
Këshilltari i Peleshit, dje si numri dy i qeverise, Fatjon Hoxhalli, do të vazhdojë po te Peleshi, po këtë radhë në postin e tij të ri, te Bujqësia.
Hyrje e re është Ana Shkreli, vajza e ish-deputetes socialiste, Ledi Shamku, e cila është caktuar këshilltare e ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato.
Pa këshilltarë deri tani kanë mbetur ministri për Diasporën, Pandeli Majko dhe ministrja e Drejtësiseë, Etilda Gjonaj.
Emrat e këshilltarëve
Senida Mesi – Glevin Dervishi
Ditmir Bushati – Edlira Prendi
Olta Xhaçka – Albana Qehajaj
Fatmir Xhafaj – Ardi Bita
Arben Ahmetaj – Alba Caroshi
Damian Gjiknuri – Dardan Malaj
Lindita Nikolla – Denisa Ruzi
Mirela Kumbaro – Jonida Hitoveizi
Niko Peleshi – Fatjon Hoxhalli
Ogerta Manastirliu – Etiola Kola
Blendi Klosi – Rovena Moçka
Sonila Qato – Ana Shkreli
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/