Një elektricist dhe një abonente janë arrestuar pasi kanë abuzuar dhe manipuluar me energjinë elektrike.
OSHEE tha se ka kallëzuar në polici pranë sektorit të krimit ekonomik, elektricistin Boris Tola, i cili më 10 shtator, pas dakordësisë me abonenten, hoqi matësin nga boksi dhe fshiu kilovatët e konsumuar.
“Ne polici është proceduar edhe abonentja, si bashkëpunëtore në krim, ku rezulton debitor ndaj OSHEE prej disa muajsh. Rasti u zbulua sot gjatë kontrollit në zonën ‘Rruga Fortuzi’, Tiranë. Gjatë marrjes në pyetje, palët e kanë pranuar veprimin e jashtëligjshëm”.
Sakaq, nga kontrollet e vazhdueshme, vetëm në Tiranë, janë regjistrua në 3 muajt e fundit mbi 60 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.
Rasti i fundit, ishte zbulimi i një vile 3-katëshe, me aktivitet bar-lokal në katin e parë, e cila furnizohej duke vjedhur energji përmes një linje të dytë jashtë matësit. Abonenti Mustafa K. u procedua për tu ndjekur nga organet e hetimit, sqaron OSHEE.
Edi Ramës nuk i pëlqejnë pyetjet, “i sos durimi” me gazetarin e Zërit të Amerikës
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/