Tiranë, shoferi mbyll në koshin e mbeturinave një fëmijë 10-vjeçar

Tiranë, shoferi mbyll në koshin e mbeturinave një fëmijë 10-vjeçar

432
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mes të kryeqytetit. Në fillim të rrugës“Mylsym Shyri”, një fëmijë është mbyllur nga shofer në një kosh mbeturinash.
Fëmija 10-vjeçar nga komuniteti rom, teksa po kërkonte lëmoshë, është përballur me dhunën e një prej drejtuesve të automjeteve.
Pasi e ka ofenduar fillimisht të miturin, drejtuesi ka dalë nga makina dhe me forcë e ka mbyllur atë në një prej kazanëve të destinuar për hedhjen e mbeturinave.
Menjëherë me marrjen e njoftimit nga banorët, në vendngjarje mbërritën me shpejtësi punonjësit e Policisë Bashkiake, të cilët bënë të mundur nxjerrjen dhe dërgimin e fëmijës në Komisariatin Nr. 2 të Policisë së Shtetit.
Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike si pasojë e dhunës së ushtruar, u lajmërua edhe psikologu, ndërkohë që ka nisur puna për sekuestrimin e pamjeve filmike të cilat do të lehtësojnë identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë.
Pas kësaj ngjarje të vjen në mendje një pyetje për Policinë e Shtetit, e cila po zhvillon këto “super aksione” anë e mbanë vendit: A mund të jemi të sigurt?
Vlen të theksohet se ngjarja ka ndodhur në një zonë mjaft të populluar të kryeqytetit dhe shumë afër Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY