Italia dërgon dosjen për ekstradimin e Alket Hatisë

Italia dërgon dosjen për ekstradimin e Alket Hatisë

114
0
Shares

Burime nga Prokuroria e Përgjithshme bëjnë me dije se po shqyrtojnë vendimin e Gjykatës së Milanos, ndërsa vendimi për ekstradimin do të merret nga Gjykata e Durrësit. Hatija është në kërkim policorë pas vendimit të Apelit në Durrës që dha masë sigurie me burg mbi kërkesën e ekstradimit nga Interpol Roma.

Vendimi i Gjykatës së Milanos në Itali që e dënon Alket Hatinë me 20 vjet burg është përkthyer dhe u ka mbërritur autoriteteve në Tiranë, por burime të prokurorisë thonë se ende nuk është e qartë nëse akuzat janë të njëjtat me ato për të cilët Hatija është dënuar më parë në Shqipëri.
Hatija vijon të jetë në kërkim policorë. Ai u arratis pasi Gjykata e Faktit në Durrës vendosi ta linte të lirë më 11 korrik të këtij viti, duke përdorur si argument edhe pretendimin e mbrojtjes se ai ishte dënuar njëherë për këto vepra penale edhe pse gjykata nuk e kishte në atë moment vendimin e drejtësisë italiane, për të dalë në atë përfundim.
Vendimi i cili sipas prokurorisë së Durrësit kishte “bërë ineficent sistemin e kërkimit ndërkombëtar”, shkaktoi përplasje mes institucioneve të drejtësisë dhe u bë shkak për inicimin nga Ministria e Drejtësisë e një procedimi disiplinor ndaj gjykatësit Petraq Ccurri. Gjykata e Apelit e rrëzoi atë vendim, por pas caktimit të masës së sigurisë me burg policia nuk e gjeti në banesë të kërkuarin nga Interpol Roma.
Ndërkohë vendimi i Gjykatës së Milanos së bashku me kërkesën për ekstradim ka mbëritur në Tiranë pak ditë më parë dhe tashmë është përkthyer. Megjithatë ende sipas burimeve të prokurorisëë nuk është e qartë nëse ky vendim gjyqësor është i njëjtë me atë që ka marrë gjykata e Krimeve të Rënda kundër Alket Hatisë apo jo, argument që u përdor nga mbrojtja e Hatisë që ky të fitonte lirinë në fillim të Korrikut.
Në vendimin e drejtësisë italiane të cilin BIRN e disponon evidentohen shumë episode të trafikimit të heroinës nga Shqipëria në drejtim të Italisë, por prokuroria tha se është në verifikim e sipër rast pas rasti të episodeve për të parë nëse ato janë shqyrtuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në vitin 2010. Burimet pranë Prokurorisë së Përgjithshme i thanë BIRN se dosja do të dërgohej në gjykatën e Durrësit, ku do shqyrtohej nëse Hatija do të esktradohej apo jo.
Alket Hatija i cili u arrestua me 8 korrik me urdhër të Prokurorisë së Durrësit, pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, kishte përfituar edhe më herët nga vendimet e drejtësisë shqiptare.
Hatija i cili u dënua me 10 vjet e 8 muaj burg në vitin 2010, përfitoi liri me kusht në vitin 2014, pasi gjykata e quajti të drejtë kërkesën e tij për ta shlyer pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi për shkak se “bashkëshortja vuante nga sëmundje kronike”.

Autor: Elton Qyno | BIRN | Tiranë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY