VIDEO/ Debatet në kryesinë e PD – Valbona Mezini ju drejtua Jemin...

VIDEO/ Debatet në kryesinë e PD – Valbona Mezini ju drejtua Jemin Gjanës: Ti je i kohës së…

185
0
Shares

Tensioni dhe debatet e ashpra shoqëruan mbledhjen e parë të kryesisë së Partisë Demokratike, pas humbjes së thellë historike në zgjedhjet e 25 qershorit.
Anëtarë të kryesisë i adresuan Lulzim Bashës kritika të drejtpërdrejta, për mënyrën e drejtimit të partisë, për shkëputjen e saj nga baza dhe për vetë procesin zgjedhor që e nxori atë sërish kryetar.
Jamarbër Malltezi i vuri në dukje faktin se asnjë provë e vjedhjes apo blerjes së votës nuk u dokumentua.

Jamarbër Malltezi: “Ne duhet të ishim mbledhur më herët, sepse situatën në terren e kemi trishtuese. Në rast se do të kishim struktura si PD, ne duhet ta kishim bërë casus – belli. Për fat të keq pse nuk i denoncuam ne cdo ditë dhe ku është dosja e dhunimeve të këtij procesi. Ne nuk kemi dosje. Ne themi që Edi Rama i degjeneroi zgjedhjet dhe këtu jam plotësisht dakord. Dhe i degjeneroi që kur ne ishim në çadër, i bleu që të gjithë. Por ne në fakt nuk na falet, që ne nuk i dokumentuam këto gjëra. Ne 2001 PD ka qenë vetëm një kompjuter, kaq ishte. Ama u dokumentua një vjedhje masive votash dhe arritëm deri aty sa të arrinte OSBE dhe të mohonte veten e saj”.

Ai i kërkoi Bashës të mbante qëndrim burrëror jo vetëm ndaj humbjes dërrmuese, por edhe ndaj fakteve të publikuara në media se edhe procesi për rizgjedhjen e tij në krye të PD u manipulua.

Jamarbër Malltezi: “Humbja dërrmuese donte një qëndrim më burrë shteti. Iku tani, por duhet reflektuar. Unë të sugjeroj që reflektimin e parë, për t’u mbyllur gojën kundërshtarëve të tu do të ishte duke dënuar ato akte që janë parë në video duke hedhur disa herë votat. Kjo të bën nder ty, na bën nder edhe ne, në rast se ne do t’i përvishemi Edi Ramës si batakçi”.

Zërat që kërkuan një analizë të thellë dhe marrjen e përgjegjësive për humbjen në zgjedhje Lulzim Basha i quajti të nxitura nga Edi Rama.

Lulzim Basha: “Përgjegjësinë time e mbaj, dhe e kam mbajtur para gjithë anëtarësisë së PD. Sulmet ndaj njëri-tjetrit i shërbejnë vetëm Edi Ramës. Çdo sulm pa fakte, me hamendësime ndaj PD dhe lidershipit, janë një shërbim me vetëdije që i bëhet Edi Ramës. Dolëm nga një luftë, nuk ishin zgjedhje por luftë, duhet të bashkohemi për betejat e ardhshme”.

Por Arben Imami, një prej themeluesve të Partisë Demokratike, iu përgjigj duke thënë se ai është i pabesueshëm kur flet për bashkim të Partisë Demokratike.

Arben Imami: “Analizen ta ka bërë Berisha. Mjafton ti ta kuptosh. Pse nuk kishim nevoje per bashkim para 6 muajsh po kemi sot? Se ti vendose kështu. Unë jam i hapur për bashkim por duhet të japësh prova pse të besojmë”?

Diskutimet e ashpra çuan në prag incidentesh, kur Jemin Gjana u ngrit nga vendi dhe iu drejtua anëtares së kryesisë Valbona Mezini, për ta goditur siç thonë burime brenda mbledhjes.

Valbona Mezini: “Ore ti … zotëri, të kesh ambicie në partinë tende ça është mekat? Po na tregon ti ça duhet të kërkojmë dhe jo. Po ça thua ore, jemi ekzigjent nga natyra se jemi brez i ri, ti je kohë e dinozaurëve, ça më tregon tani kot. Më tregon ti mua pse ke ambicie në partinë tënde, ça po thua? As mos hajde fare këtu, fare mos hajde, se s’ke fare kartë morale për të folur këtu ti. Zoti i madh…mendësi komuniste, pse ke mendësi komuniste thotë”.

Në mbrojtje të zhvillimeve në Partine Demokratike dhe duke justifikuar faktin që listat për kandidatët për deputetë nuk u diskutuan në kryesi, Gjana tha se kështu ishte vepruar edhe në vitin 2011 në zgjedhjet lokale apo 2013 në zgjedhjet e përgjithshme, nën drejtimin e Berishës, duke u shprehur se kryesia nuk ishte mbledhur asnjëherë në këtë periudhë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY