SKANDAL/ Libri me përmbajtje seksuale ka qarkulluar me herët, pezullohet drejtoresha e...

SKANDAL/ Libri me përmbajtje seksuale ka qarkulluar me herët, pezullohet drejtoresha e shkollës

251
0
Shares

Drejtoria Arsimore ka pezulluar nga detyra drejtoreshën e shkollës nëntë vjeçare “Kongresi i Manastirit”, pas skandalit me tekstet jashtëshkollore te që u jepen nxënësve të klasës së tretë të denoncuar në emisionin “Stop” në TV Klan.
Libri i ofruar nga mësuesit e ciklit fillor, ka në brendësi të shpjeguar në mënyrë të detajuar mënyra e riprodhimit dhe organet gjenitale.
Edhe pse ai u shitej nxënësve të shkollës, drejtoresha shprehet se nuk ishte në dijeni të përmbajtjes së tij dhe për më tepër e konsideron normal tekstin me përmbajtje të fortë seksuale.
Por skandali shkon edhe më tej. Ky libër nuk u është dhënë për herë të parë nxënësve të klasës së tretë të kësaj shkolle. Ata e kanë pasur në përdorim edhe një vit më parë. Janë vetë nxënësit e klasave të katërta që pohojnë se e kanë blerë nga mësuesit.
Libri është jashtëshkollor dhe nuk bën pjesë në kurrikulën mësimore. Ai është futur në shkollë në kundërshtim me rregullat. Nxënësit thonë gjithashtu ai nuk është libri i vetëm jashtëshkollor që u është shitur nga mësuesit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY